Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2025, 12:40

Rama: Taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e lartë!

Nga Edel Strazimiri

Rama: Taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e

Gjatë diskutimit me kryebashkiakët në Durrës, kryeministri i vendit, Edi Rama, paralajmëroi se punë ditësh ose javësh do të dalin çmimet e reja të referencës për pronat.

Ai theksoi se nga ky proces prona e dytë do taksohet më shumë.  Sipas Ramës, kjo do t’ju vijë në ndihmë bashkive, që të kenë më shumë të ardhura.

“Ndërkohë kam një gjë për të shtuar dhe ministri mbase mund të më plotësojë. Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës, Ato do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit , do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta”, u shpreh ai.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat