Të ardhurat buxhetore, ministri Petrit Malaj: Synojmë rritje me 1.2 miliard euro karahasuar me 2024

Objektivi i Ministrisë së Financave është që të ardhurat buxhetore të këtij viti të rriten me 1.2 miliard euro, krahasuar me vitin 2024. Këtë objektiv e ka përmendur ministri i financave Petrit Malaj, në një postim video që ka shpërndarë në rrjetet sociale. Sipas ministrit Malaj e gjithë shuma e mbledhur nga rritja do të shkojë si financim për investime të reja publike dhe për shërbime të reja sociale. Në postimin e tij ministri Malaj deklaron: Të ardhurat publike në 3 vitet e fundit janë rritur me 31 për qind. Kjo tregon rritje ekonomike të qëndrueshme por edhe formalizim të ekonomisë shqiptare. Për të qenë më konkret në 7 mujorin e parë të këtij viti të ardhurat janë shtuar me rreth 515 milion euro më shumë krahasuar me vitin 2025. Synimi ynë është që deri në përfundim të vitit t’i kemi rritur të ardhurat publike me 1.2 miliard euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Këto janë para që do të shkojnë për të ndërtuar më shumë shkolla, më shumë qendra shëndetësore dhe spitale, më shumë subvencione në bujqësi, apo për të ofruar shërbime të reja si edhe për të përmirësuar shërbimet ekzistuese”.
Shqipëria Sociale, Koçiu: Fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetin e ri të qeverisë për sezonin politik, me fokus te përmirësimi i cilësisë së jetës së......
Nufi: Guna Tactical, investim strategjik që punëson njerëz dhe ndikon çdo ditë në komunitet
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë pamje nga kantieri i kompanisë “Guna Tactical”, ku po vijon ndërtimi i një prej investimeve më të rëndësishme të......
70 kredi me 0% interes për mjekë dhe infermierë - Ja kur hapen aplikimet
Mjekët dhe infermierët e administratës publike do të kenë mundësi të përfitojnë nga 70 kredi me 0% interes për blerjen e një banese, në kuadër të programit......
Prodhimi vendas i energjisë u rrit me 34.4% - Prill-qershor, INSTAT: 21.5% më pak importe, eksportet u rritën me 55.4%
Prodhimi vendas i energjisë elektrike shënoi rritje të fortë gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, duke reduktuar nevojën për importe dhe duke rritur......
Kartat e debitit mbajnë “fronin” e pagesave - BSH: 1.49 milionë në qarkullim, kundrejt 120 mijë të kreditit
Kartat e debitit janë mjeti kryesor i pagesave elektronike në vend. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë se në Shqipëri qarkullojnë më tepër se......
Sa kampingje ka Shqipëria? Jemi destinacioni më i lirë në Europë. Kroacia, më e shtrenjta
Për turistët që preferojnë të udhëtojnë me kamper, karavan apo të flenë në çadër, Shqipëria rezulton destinacioni më ekonomik në Europë. Një analizë e......
Detyrimi për POS, sa ka ndryshuar pagesat me kartë? - BSH: Terminalet u shtuan ndjeshëm, por transaksionet kanë pasur rritje normale
Shumë biznese u janë përgjigjur kërkesës së Administratës Tatimore që deri në maj të këtij viti të pajiseshin me një terminal POS për realizimin e pagesave......
Flakët rikthehen në disa zona të vendit - Dajti në qendër të operacionit ajror
Zjarret vijojnë të mbajnë në gatishmëri strukturat e emergjencave në disa qarqe të vendit, ndërsa Mali i Dajtit mbetet pika kryesore e ndërhyrjes pas......

