Sa kampingje ka Shqipëria? Jemi destinacioni më i lirë në Europë. Kroacia, më e shtrenjta

Për turistët që preferojnë të udhëtojnë me kamper, karavan apo të flenë në çadër, Shqipëria rezulton destinacioni më ekonomik në Europë.
Një analizë e publikuar në prill të vitit 2026 nga Camping.info, një prej platformave më të mëdha europiane të specializuara në turizmin e kampingut, e rendit Shqipërinë si vendin më të lirë mes 34 shteteve europiane të marra në shqyrtim.
Platforma analizoi çmimet e rreth 20 mijë kampingjeve në Europë. Përllogaritja është bërë për një natë qëndrimi për dy persona në sezonin e lartë dhe përfshin parcelën, karavanin, energjinë elektrike dhe taksën lokale. Në Shqipëri, kjo paketë kushton mesatarisht vetëm €14.38 për natë, çmimi më i ulët në të gjithë renditjen.
Menjëherë pas Shqipërisë vjen Turqia, me €15.04, ndërsa në Maqedoninë e Veriut një natë kampingu kushton mesatarisht €18.53. Bosnjë-Hercegovina renditet në €19.37 dhe Rumania në €19.63.
Diferenca bëhet edhe më e dukshme kur Shqipëria krahasohet me destinacionet më të shtrenjta të Europës. Në Kroaci, një natë kampingu kushton mesatarisht €41.26, pothuajse tri herë më shumë se në Shqipëri. Italia ndjek me €41.21, Zvicra me €40.68 dhe Austria me €40.56.
Edhe destinacione të njohura mes turistëve shqiptarë janë dukshëm më të shtrenjta. Në Greqi çmimi mesatar arrin në €26.07, në Portugali €26.27, në Francë €26.75 dhe në Spanjë €34.82 për natë.
Sipas Camping.info, çmimet e kampingjeve në Europë janë rritur mesatarisht me 3.49% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, Europa Juglindore vazhdon të ofrojë disa nga alternativat më ekonomike për këtë formë pushimi.
Sa kampingje ka Shqipëria?
Nga liqeni i Shkodrës, te malet e Thethit dhe deri në bregdetin e Jugut, oferta e kampingjeve në Shqipëri është zgjeruar.
Nuk ka një shifër të vetme publike që të përcaktojë numrin e përgjithshëm të kampingjeve që operojnë në vend, ndërsa platformat ndërkombëtare japin rezultate të ndryshme në varësi të strukturave që kanë të listuara.
PiNCAMP, platforma e mbështetur nga klubi gjerman ADAC, liston aktualisht 78 kampingje në Shqipëri.
Numrin më të madh e ka qarku i Shkodrës, me 25 kampingje, i ndjekur nga Vlora me 18 dhe Berati me 6.
Ndërkohë, Camping.info liston 65 kampingje në Shqipëri, çka tregon se numri ndryshon sipas bazës së të dhënave dhe kritereve të secilës platformë.
Për turistët europianë që udhëtojnë me kamper, Shqipëria kombinon kështu dy elemente që po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi, natyrën dhe koston e ulët.

Detyrimi për POS, sa ka ndryshuar pagesat me kartë? - BSH: Terminalet u shtuan ndjeshëm, por transaksionet kanë pasur rritje normale
Shumë biznese u janë përgjigjur kërkesës së Administratës Tatimore që deri në maj të këtij viti të pajiseshin me një terminal POS për realizimin e pagesave......
Flakët rikthehen në disa zona të vendit - Dajti në qendër të operacionit ajror
Zjarret vijojnë të mbajnë në gatishmëri strukturat e emergjencave në disa qarqe të vendit, ndërsa Mali i Dajtit mbetet pika kryesore e ndërhyrjes pas......
Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive kriminale
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar marrëveshjen e parë të këtij lloji në Ballkanin Perëndimor për ndarjen e pasurive të rikuperuara nga krimi......
Më shumë kontroll në shkolla - Monitorim për teknologjinë, performancën dhe zhvillimin profesional të mësuesve
Investimet në teknologji, performanca e shkollave dhe zhvillimi profesional i mësuesve do të jenë në fokus të monitorimit gjatë vitit të ri shkollor......
Korriku rrit konsumin e karburanteve - Zhdoganohen mbi 75 mijë ton, bie importi i kafesë dhe cigares
Kulmi i sezonit turistik ka sjellë dhe rritje të importit dhe konsumit të karburanteve lidhur kjo me lëvizjet e shtuara në periudhë pushimesh, ardhjen e......
Sa kushton turizmi në kantina në Shqipëri? Eksperiencat rurale po pasurojnë ofertën turistike dhe po tërheqin vizitorë
Turizmi në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë forma të ndryshme, duke u zgjeruar përtej plazheve, qyteteve historike dhe destinacioneve më të njohura. Një......
Konsumi rritet me 106 milionë euro - 7-mujori/Buxheti, rekord arkëtimesh nga TVSH-ja
Ky vit është shoqëruar me konsum në rritje të produkteve dhe shërbimeve nga ana e qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj, të cilët duket se e kanë......
Vijon rënia në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja kryesore?
Dollari amerikan edhe pse duket relativisht i stabilizuar këtë mëngjes vijon të qëndrojë në kuota negative përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 78.7......

