Detyrimi për POS, sa ka ndryshuar pagesat me kartë? - BSH: Terminalet u shtuan ndjeshëm, por transaksionet kanë pasur rritje normale

Shumë biznese u janë përgjigjur kërkesës së Administratës Tatimore që deri në maj të këtij viti të pajiseshin me një terminal POS për realizimin e pagesave me kartë. Këtë e tregojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave në gjysmën e parë të 2026 numri i terminaleve POS është rritur me thuajse 24% krahasuar me vitin e kaluar. Bëhet fjalë për 7,399 terminale të reja që janë marrë prej bizneseve nga janari në qershor. Gjithsej, ekzistojnë 38 mijë POS në Shqipëri. Por sa janë përdorur realisht këto terminale?
Strukturat akomoduese (bujtina, bllok apartamentesh, motel, fjetje dhe mëngjes, hotel, hotel i shpërndarë, resort dhe strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore), ata që ofronin shërbime në sektorin e transportit dhe institucione apo shoqëri publike me kapital shtetëror, ishin të detyruar të pajisen me POS/POI në çdo pikë shitjeje. Tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë duhet të ofrojnë tashmë edhe një alternativë tjetër për kryerjen e pagesave, që është ajo me kartë. Megjithatë, fakti që është rritur numri i bizneseve që tashmë zotërojnë një terminal POS falë këtij detyrimi, nuk sjell domosdoshmërisht përdorimin e tyre.
Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, numri i transaksioneve me terminale POS është rritur lehtë përgjatë këtyre muajve. Rritja rezulton të jetë normale, njëlloj si tendenca e viteve të kaluara, pa një ndikim të madh nga detyrimi i vendosur këtë vit për pajisjen me terminal POS. Konkretisht, 16 milionë ishte numri i pagesave me kartë i realizuar në këto pajisje në 6 muajt e parë të këtij viti, nga 12.5 milionë që rezultonte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përgjatë këtij viti, rritja më e lartë është shënuar në mars.
Për sa i përket vlerës së pagesave me kartë, 58 miliardë lekë kanë qarkulluar nëpër POS në 6 muaj nga 48.3 miliardë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, hendeku ndërmjet numrit të bizneseve dhe numrit të terminaleve POS vijon të jetë tepër i madh. Sipas INSTAT, 250 mijë ishin njësi ligjore aktive në 2025, ndërsa tregu ofron vetëm 38 mijë terminale POS. Megjithatë, jo të gjitha bizneset kanë nevojë për një terminal të tillë.
Deri në fund të këtij viti, edhe bizneset e sektorëve të tjerë janë të detyruar të pajisen me një POS.
Flakët rikthehen në disa zona të vendit - Dajti në qendër të operacionit ajror
Zjarret vijojnë të mbajnë në gatishmëri strukturat e emergjencave në disa qarqe të vendit, ndërsa Mali i Dajtit mbetet pika kryesore e ndërhyrjes pas......
Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive kriminale
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar marrëveshjen e parë të këtij lloji në Ballkanin Perëndimor për ndarjen e pasurive të rikuperuara nga krimi......
Më shumë kontroll në shkolla - Monitorim për teknologjinë, performancën dhe zhvillimin profesional të mësuesve
Investimet në teknologji, performanca e shkollave dhe zhvillimi profesional i mësuesve do të jenë në fokus të monitorimit gjatë vitit të ri shkollor......
Korriku rrit konsumin e karburanteve - Zhdoganohen mbi 75 mijë ton, bie importi i kafesë dhe cigares
Kulmi i sezonit turistik ka sjellë dhe rritje të importit dhe konsumit të karburanteve lidhur kjo me lëvizjet e shtuara në periudhë pushimesh, ardhjen e......
Sa kushton turizmi në kantina në Shqipëri? Eksperiencat rurale po pasurojnë ofertën turistike dhe po tërheqin vizitorë
Turizmi në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë forma të ndryshme, duke u zgjeruar përtej plazheve, qyteteve historike dhe destinacioneve më të njohura. Një......
Konsumi rritet me 106 milionë euro - 7-mujori/Buxheti, rekord arkëtimesh nga TVSH-ja
Ky vit është shoqëruar me konsum në rritje të produkteve dhe shërbimeve nga ana e qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj, të cilët duket se e kanë......
Vijon rënia në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja kryesore?
Dollari amerikan edhe pse duket relativisht i stabilizuar këtë mëngjes vijon të qëndrojë në kuota negative përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 78.7......
Vizitorët e huaj nxisin turizmin grek - Në qershor kërkesa vendase ishte në rënie
Aktiviteti turistik në strukturat akomoduese në Greqi u rrit në qershor 2026, me vizitorët e huaj që vepruan si nxitësi kryesor si i mbërritjeve, ashtu edhe......

