Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive kriminale

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar marrëveshjen e parë të këtij lloji në Ballkanin Perëndimor për ndarjen e pasurive të rikuperuara nga krimi i organizuar, duke forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër financave kriminale.
Marrëveshja lidhet me një çështje penale të përfunduar në Angli dhe Uells, që kishte të bënte me furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar. Pas bashkëpunimit mes autoriteteve britanike dhe shqiptare, të ardhurat e lidhura me aktivitetin kriminal u identifikuan dhe u rikuperuan në Shqipëri.
Sipas marrëveshjes, 54 mijë paund pasuri të paluajtshme të rikuperuara do të ndahen në mënyrë të barabartë mes qeverisë britanike dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).
Marrëveshja u përfundua dhe u nënshkrua zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar më 6 gusht 2026, pas ceremonisë së zhvilluar në Tiranë më 13 korrik, ku morën pjesë Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, dhe drejtoresha e AAPSK-së, Risena Xhaja.
Ky mekanizëm i ri synon që pasuritë e përfituara nga aktivitetet kriminale të mos mbeten në duart e grupeve kriminale, por të mund të riinvestohen për qëllime sociale në të dy vendet.
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe është zgjeruar vitet e fundit edhe në luftën kundër pastrimit të parave dhe përdorimit të kriptomonedhave nga rrjetet kriminale.
Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm në pjesën e parë të vitit 2025, vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në Shqipëri tejkaloi 58 milionë euro, me më shumë se 1,000 raste sekuestrimi dhe konfiskimi të pasurive të paluajtshme.
Autoritetet e dy vendeve e konsiderojnë marrëveshjen një tjetër hap në goditjen e modelit financiar të krimit të organizuar dhe në garantimin që krimi të mos shpërblehet.

Më shumë kontroll në shkolla - Monitorim për teknologjinë, performancën dhe zhvillimin profesional të mësuesve
Investimet në teknologji, performanca e shkollave dhe zhvillimi profesional i mësuesve do të jenë në fokus të monitorimit gjatë vitit të ri shkollor......
Korriku rrit konsumin e karburanteve - Zhdoganohen mbi 75 mijë ton, bie importi i kafesë dhe cigares
Kulmi i sezonit turistik ka sjellë dhe rritje të importit dhe konsumit të karburanteve lidhur kjo me lëvizjet e shtuara në periudhë pushimesh, ardhjen e......
Sa kushton turizmi në kantina në Shqipëri? Eksperiencat rurale po pasurojnë ofertën turistike dhe po tërheqin vizitorë
Turizmi në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë forma të ndryshme, duke u zgjeruar përtej plazheve, qyteteve historike dhe destinacioneve më të njohura. Një......
Konsumi rritet me 106 milionë euro - 7-mujori/Buxheti, rekord arkëtimesh nga TVSH-ja
Ky vit është shoqëruar me konsum në rritje të produkteve dhe shërbimeve nga ana e qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj, të cilët duket se e kanë......
Vijon rënia në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja kryesore?
Dollari amerikan edhe pse duket relativisht i stabilizuar këtë mëngjes vijon të qëndrojë në kuota negative përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 78.7......
Vizitorët e huaj nxisin turizmin grek - Në qershor kërkesa vendase ishte në rënie
Aktiviteti turistik në strukturat akomoduese në Greqi u rrit në qershor 2026, me vizitorët e huaj që vepruan si nxitësi kryesor si i mbërritjeve, ashtu edhe......
Shtrenjtohet energjia për familjet britanike - Faturat rriten me 4% nga tetori. Çmimi më i lartë në tre vjet
Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike në Britani do të rriten me 4% nga tetori, pasi u rritën me 13% në fillim të korrikut, të ndikuara nga rritja e çmimeve......
Çmimet e gazit në Evropë po rriten ndjeshëm - Kush do të jetë i pari që do të paguajë më shumë?
Faturat e gazit dhe energjisë elektrike mund të rriten në Evropë këtë dimër nëse çmimet me shumicë mbeten të larta për aq kohë sa të arrijnë tek......

