Më shumë kontroll në shkolla - Monitorim për teknologjinë, performancën dhe zhvillimin profesional të mësuesve

Investimet në teknologji, performanca e shkollave dhe zhvillimi profesional i mësuesve do të jenë në fokus të monitorimit gjatë vitit të ri shkollor 2026-2027. Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit përcakton një sërë detyrash për institucionet e arsimit parauniversitar, nga përdorimi i laboratorëve Smart deri te arsimi profesional dhe programet pas mësimit.
Një nga pikat lidhet me laboratorët Smart, për të cilët shkollat duhet të monitorojnë përdorimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen. Drejtuesit e institucioneve ku këta laboratorë janë ngritur duhet të sigurojnë përdorimin e tyre në procesin mësimor, ndërsa raportimi për mënyrën se si funksionojnë do të bëhet periodikisht. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e shkollave dhe mësuesit do të kenë më shumë detyrime edhe në raport me zhvillimin profesional. Udhëzimi parashikon plotësimin e portofolit digjital të mësuesve në sistemin SMIP, ku përfshihen trajnimet, certifikatat, konferencat, kreditet dhe aktivitetet profesionale. Të dhënat do të monitorohen nga drejtuesit dhe strukturat përgjegjëse të arsimit. Një tjetër instrument që do të përdoret është Karta e Performancës së shkollës. Institucionet arsimore duhet të plotësojnë treguesit për vitin shkollor 2025-2026 dhe 2026-2027, ndërsa rezultatet do të shërbejnë për vlerësimin e performancës dhe evidentimin e problematikave në nivel shkolle.
Udhëzimi përcakton detyra të veçanta edhe për arsimin profesional, ku institucionet duhet të zbatojnë planet dhe rregulloret e miratuara për vitin e ri shkollor. Ky nivel arsimi mbetet i lidhur me politikat për formimin profesional dhe përgatitjen e nxënësve për tregun e punës. Në shkollat publike do të vijojë gjithashtu programi “Pas Shkolle”, i cili parashikon aktivitete akademike, sociale, kulturore, sportive dhe krijuese, ndërsa organizimi, pjesëmarrja e nxënësve dhe aktivitetet e zhvilluara do të regjistrohen e monitorohen përmes SMIP-it. Pjesë e punës së shkollave gjatë vitit 2026-2027 do të jenë edhe një sërë projektesh të financuara nga Bashkimi Europian, UNICEF dhe partnerë të tjerë, me fokus aftësitë e nxënësve, teknologjinë, digjitalizimin dhe zhvillimin e kompetencave që lidhen edhe me të ardhmen e tyre profesionale.
Vëmendje e shtuar I kushtohet edhe sigurisë së nxënësve në shkolla. Institucionet duhet të zbatojnë masat për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit, të monitorojnë rastet problematike dhe të forcojnë bashkëpunimin me prindërit dhe komunitetin. Po ashtu, drejtuesit duhet të zbatojnë rregullat për kufizimin e përdorimit të telefonave celularë dhe pajisjeve të lidhura me to gjatë qëndrimit në shkollë.
Korriku rrit konsumin e karburanteve - Zhdoganohen mbi 75 mijë ton, bie importi i kafesë dhe cigares
Kulmi i sezonit turistik ka sjellë dhe rritje të importit dhe konsumit të karburanteve lidhur kjo me lëvizjet e shtuara në periudhë pushimesh, ardhjen e......
Sa kushton turizmi në kantina në Shqipëri? Eksperiencat rurale po pasurojnë ofertën turistike dhe po tërheqin vizitorë
Turizmi në Shqipëri po merr gjithnjë e më shumë forma të ndryshme, duke u zgjeruar përtej plazheve, qyteteve historike dhe destinacioneve më të njohura. Një......
Konsumi rritet me 106 milionë euro - 7-mujori/Buxheti, rekord arkëtimesh nga TVSH-ja
Ky vit është shoqëruar me konsum në rritje të produkteve dhe shërbimeve nga ana e qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj, të cilët duket se e kanë......
Vijon rënia në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja kryesore?
Dollari amerikan edhe pse duket relativisht i stabilizuar këtë mëngjes vijon të qëndrojë në kuota negative përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 78.7......
Vizitorët e huaj nxisin turizmin grek - Në qershor kërkesa vendase ishte në rënie
Aktiviteti turistik në strukturat akomoduese në Greqi u rrit në qershor 2026, me vizitorët e huaj që vepruan si nxitësi kryesor si i mbërritjeve, ashtu edhe......
Shtrenjtohet energjia për familjet britanike - Faturat rriten me 4% nga tetori. Çmimi më i lartë në tre vjet
Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike në Britani do të rriten me 4% nga tetori, pasi u rritën me 13% në fillim të korrikut, të ndikuara nga rritja e çmimeve......
Çmimet e gazit në Evropë po rriten ndjeshëm - Kush do të jetë i pari që do të paguajë më shumë?
Faturat e gazit dhe energjisë elektrike mund të rriten në Evropë këtë dimër nëse çmimet me shumicë mbeten të larta për aq kohë sa të arrijnë tek......
Ekonomia gjermane u rrit pavarësisht krizave - Borxhi i lartë shton rrezikun që vlerësimi i kreditit të vendit të ulet
Ekonomia gjermane po jep një shenjë jete me një rritje të re, megjithëse të vogël, pavarësisht të gjitha krizave. Nga prilli deri në qershor, Prodhimi i......

