70 kredi me 0% interes për mjekë dhe infermierë - Ja kur hapen aplikimet

Mjekët dhe infermierët e administratës publike do të kenë mundësi të përfitojnë nga 70 kredi me 0% interes për blerjen e një banese, në kuadër të programit të strehimit social.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për aplikime, të cilat do të nisin më 27 gusht 2026 dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator 2026.
Për të përfituar nga programi, aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligjin “Për strehimin social” dhe të jenë të punësuar në administratën publike.
Ndër kriteret kryesore është që aplikanti të mos ketë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të ketë një banesë që nuk plotëson normat e strehimit.
Gjithashtu, aplikanti nuk duhet të zotërojë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që synon të blejë dhe nuk duhet të jetë përfitues nga programe të tjera të strehimit social.
Aplikimi bëhet online përmes platformës e-Albania, brenda periudhës së përcaktuar.
Programi synon të ofrojë mbështetje për profesionistët e shëndetësisë në sigurimin e një banese, përmes financimit me 0% interes.
Prodhimi vendas i energjisë u rrit me 34.4% - Prill-qershor, INSTAT: 21.5% më pak importe, eksportet u rritën me 55.4%
Prodhimi vendas i energjisë elektrike shënoi rritje të fortë gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, duke reduktuar nevojën për importe dhe duke rritur......
Kartat e debitit mbajnë “fronin” e pagesave - BSH: 1.49 milionë në qarkullim, kundrejt 120 mijë të kreditit
Kartat e debitit janë mjeti kryesor i pagesave elektronike në vend. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë se në Shqipëri qarkullojnë më tepër se......
Sa kampingje ka Shqipëria? Jemi destinacioni më i lirë në Europë. Kroacia, më e shtrenjta
Për turistët që preferojnë të udhëtojnë me kamper, karavan apo të flenë në çadër, Shqipëria rezulton destinacioni më ekonomik në Europë. Një analizë e......
Detyrimi për POS, sa ka ndryshuar pagesat me kartë? - BSH: Terminalet u shtuan ndjeshëm, por transaksionet kanë pasur rritje normale
Shumë biznese u janë përgjigjur kërkesës së Administratës Tatimore që deri në maj të këtij viti të pajiseshin me një terminal POS për realizimin e pagesave......
Flakët rikthehen në disa zona të vendit - Dajti në qendër të operacionit ajror
Zjarret vijojnë të mbajnë në gatishmëri strukturat e emergjencave në disa qarqe të vendit, ndërsa Mali i Dajtit mbetet pika kryesore e ndërhyrjes pas......
Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive kriminale
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar marrëveshjen e parë të këtij lloji në Ballkanin Perëndimor për ndarjen e pasurive të rikuperuara nga krimi......
Më shumë kontroll në shkolla - Monitorim për teknologjinë, performancën dhe zhvillimin profesional të mësuesve
Investimet në teknologji, performanca e shkollave dhe zhvillimi profesional i mësuesve do të jenë në fokus të monitorimit gjatë vitit të ri shkollor......
Korriku rrit konsumin e karburanteve - Zhdoganohen mbi 75 mijë ton, bie importi i kafesë dhe cigares
Kulmi i sezonit turistik ka sjellë dhe rritje të importit dhe konsumit të karburanteve lidhur kjo me lëvizjet e shtuara në periudhë pushimesh, ardhjen e......

