Qeveria rrit monitorimin e çmimeve të karburanteve - Ibrahimaj: Mekanizëm ditor për transparencë në treg

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve.
Takimi u zhvillua në kuadër të monitorimit të situatës së çmimeve të karburanteve dhe zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare.
Gjatë diskutimit u analizua ecuria e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, si referencë për gazoilin dhe benzinën, si dhe raporti ndërmjet çmimeve të importit, çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve të shitjes me pakicë në tregun vendas.
Palët ranë dakord për rritjen e transparencës dhe shkëmbimin e rregullt të informacionit mbi lëvizjen e çmimeve, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe garantimin e një tregu të qëndrueshëm.
Në këtë kuadër:
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ndërmarrë këto masa:
ngritjen e një mekanizmi të përditshëm monitorimi të çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas;
analizimin periodik të raportit mes çmimeve të bursës Platts, çmimeve të importit dhe çmimeve të shitjes në treg;
koordinimin e vazhdueshëm me operatorët e tregut dhe Shoqatën e Hidrokarbureve për të garantuar transparencë dhe stabilitet në treg;
informimin periodik të publikut mbi zhvillimet e çmimeve dhe faktorët që ndikojnë në to.
Nga ana tjetër, Ministria e Financave do të ngrejë një task-forcë të përbashkët mes administratës tatimore dhe doganore, e cila do të ketë për detyrë:
· rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, në tregtimin me shumicë dhe me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve;
· monitorimin e marzheve të fitimit në gjithë zinxhirin e tregtimit të hidrokarbureve, nga momenti i importit deri te shitja me pakicë, për të garantuar që çdo ndryshim çmimi të reflektojë zhvillimet reale të tregut ndërkombëtar;
· garantimin që aktiviteti i subjekteve të zhvillohet në përputhje me ligjin, që çdo shitje të jetë e regjistruar fiskalisht dhe gjithashtu karburanti i tregtuar të përmbushë të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore.
Gjatë takimit u theksua se situata aktuale në tregjet ndërkombëtare kërkon vëmendje dhe reagim të shpejtë institucional, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i tregut dhe të mbrohen interesat e konsumatorëve shqiptarë.
Autoritetet shtetërore do të vijojnë monitorimin e përditshëm të bursave ndërkombëtare dhe të tregut vendas, duke marrë masat e nevojshme në rast të devijimeve të pajustifikuara të çmimeve.
Institucionet mbeten të angazhuara për garantimin e transparencës, konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve në tregun e hidrokarbureve në Shqipëri.
Ibrahimaj: Dritarja e Vetme Kombëtare do të revolucionarizojë mënyrën se si bizneset shqiptare kryejnë tregti
-Platforma e re digjitale për procedurat doganore pritet të reduktojë burokracinë, të përshpejtojë import-eksportin dhe të rrisë konkurrueshmërinë e......
Kujdesi shëndetësor në banesë rrezikon të ndalet? - Shllaku: Do të garantohet vijimësia e tij për të gjithë pacientët që kanë nevojë
Kujdesi shëndetësor në banesë është një domosdoshmëri për çdo të moshuar apo pacientë të cilët për shkak të problemeve shëndetësore e kanë të pamundur të......
198 lekë/litër, nafta “thyen” rekord në Shqipëri - Rritet me 16 lekë krahasuar me një ditë më parë
Çmimi i naftës ka shënuar rekord të ri në vendin tonë. Aktualisht, çmimi fillon nga 198 lekë/litër duke u rritur me 16 lekë krahasuar me një ditë më parë kur......
Programi “pas shkolle” lehtëson financat e familjes - Kaptelli: Rroga e një prindi shkon për qendrat private
Programi “pas shkolle”, tashmë është pjesë e ndryshimeve në ligjin për arsimin parauniversitar, votuar javën e kaluar në Kuvend. Ky program është kërkuar......
Energjia, kritere të reja për pajisjet elektronike - Propozimi i Klosit: Fatura më të ulta dhe përfitime mjedisore
Pajisjet elektronike me ndikim në energji që vendosen në treg duhet të përmbushin kërkesat e projektimit ekologjik, çka nënkupton që pajisjet të projektohen......
Mbijetesa e turizmit në kohë trazirash - A do të zhvendosen turistët e Turqisë drejt vendeve të sigurta?
Pasiguria për të udhëtuar apo për të planifikuar pushime në periudha trazirash po ndikon ndjeshëm në industrinë e aviacionit dhe turizmit global. Rritja e......
Kush merr punonjës në shtëpi do të paguajë sigurimet - Kategoritë që përfshihen. Nga pastrimi, tek ruajta e ndërtesës
Kushdo që ka të punësuar në shtëpi punonjës për mbarëvajtjen e punëve të ndryshme, duhet të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Administrata......
Paraja që nuk hyn në banka - 481 miliardë lekë në qarkullim jashtë sistemit. Çfarë po e mban “gjallë” cash-in?
Paraja që qarkullon jashtë bankave vijon të rritet, duke pasqyruar përdorimin ende të lartë të cash-it në ekonomi. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e......


