Shqipëria Postuar më 7 Shtator 2026, 11:26

Kush fiton më shumë nga depozitat? - Shifrat e Bankës së Shqipërisë zbulojnë diferencë të fortë mes individëve e bizneseve

Nga Ledina Elezi

Kush fiton më shumë nga depozitat? - Shifrat e Bankës së

Sa më shumë depozita të hapin qytetarët, aq më shumë shpenzime do të kenë edhe bankat për pagesat e interesave të tyre. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se bankat i kanë paguar rreth 464 miliardë lekë interes qytetarëve dhe bizneseve që kanë një depozitë dhe kryesisht i ka përfunduar maturimi.

Bizneset, megjithëse kanë marrë shumë më pak pagesa interesi se individët, përbëjnë rreth 94% të vlerës totale të interesave të paguara. Ndërkohë individët përbëjnë rreth 97% të numrit të pagesave të interesave, me vetëm 27 miliardë lekë të paguara. E thënë ndryshe, individët kanë 97% të numrit të pagesave, por vetëm rreth 6% të vlerës, ndërsa bizneset kanë 3% të numrit, por 94% të vlerës. Kështu interpretohen shifrat e Bankës së Shqipërisë.

Kjo diferencë e thellë mes interesave që marrin qytetarët dhe bizneset, mund të shpjegohet me faktin që bizneset kanë shuma tepër më të mëdha parash në depozita se qytetarët, ndaj edhe interesi duhet të jetë më i madh. Megjithëse, nuk mjafton vetëm ky fakt.

Për sa i përket disbursimit të kredive, diferencat nuk janë aq të mëdha midis qytetarëve dhe bizneseve. Sipas statistikave të Bankës tonë Qendrore, bankat tregtare kanë disbursuar afro 47 mijë kredi për individët dhe 59 mijë kredi për bizneset në gjysmën e parë të këtij viti. Bëhet fjalë për 63 miliardë lekë kredi të disbursuara për qytetarët dhe 109 miliardë për bizneset.

Bizneset vijojnë të kenë një peshë domethënëse në aktivitetin e bankave. Këto të fundit po i financojnë bizneset më shumë për kapital qarkullues dhe investime në këmbim të kthimit të tyre te banka në këste dhe interes, ndërsa një pjesë të të ardhurave të tyre, bizneset po zgjedhin t’i kyçin në depozita në këmbim të fitimit të interesave nga banka pas disa muajsh ose vitesh.

Shqipëria 7 Shtator Edel Strazimiri

Java nis negativisht për valutat e huaja

Dollari amerikan e ka nisur negativisht këtë javë duke regjistruar sërish zbritje të vlerës krahasuar me javën që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat