Turizmi, sektor i rëndësishëm për bankat/ Akomodimi përfaqëson 10.3% të portofolit të kredisë së bizneseve

Kredia për sektorin e lidhur me turizmin po merr hov, duke reflektuar zgjerimin e investimeve në akomodim dhe shërbime ushqimore. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026 bizneset e këtij sektori morën 14.85 miliardë lekë kredi të reja, nga rreth 9 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Brenda një viti, financimi i ri është rritur me rreth 65.6%, një ritëm dukshëm më i lartë se rritja prej 14.3% e kredisë së re për bizneset në tërësi.
Edhe pesha e sektorit në kreditimin e biznesit është rritur ndjeshëm. Në janar-korrik 2026, akomodimi dhe shërbimi ushqimor morën rreth 8.6% të gjithë kredisë së re për bizneset, nga vetëm 5.9% që përfaqësonin një vit më parë.
Rritja shihet edhe te portofoli i përgjithshëm i huave. Në fund të korrikut, stoku i kredisë për akomodimin dhe shërbimin ushqimor arriti në 55.7 miliardë lekë, nga 50.2 miliardë lekë në korrik 2025, ose rreth 11% më shumë.
Ky sektor përfaqëson tashmë rreth 10.3% të gjithë portofolit të kredisë së bizneseve, çka do të thotë se afërsisht 1 në çdo 10 lekë të kredisë së mbetur për biznesin lidhet me aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor.
Në një horizont më të gjatë, zgjerimi është edhe më i dukshëm. Në korrik 2019, portofoli i kredisë për këtë sektor ishte rreth 14.9 miliardë lekë, ndërsa shtatë vjet më vonë ka arritur në 55.7 miliardë lekë, pra është rritur afërsisht 3.7 herë.
Të dhënat tregojnë se sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor po fiton gjithnjë e më shumë peshë në huadhënien bankare, ndërsa rritja e fortë e kredisë së re sinjalizon vijimin e investimeve dhe nevojave për financim në aktivitetet e lidhura drejtpërdrejt me turizmin.
“Jo zgjedhje të parakohshme” - Mitsotakis: Ulje taksash dhe rritje pagash
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke konfirmuar se zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në......
OPEC+ “ngrin” prodhimin e naftës - Grupi i prodhuesve shtyn vendimet e mëdha për 2027
OPEC+ ka vendosur të mos ndryshojë politikën e prodhimit të naftës për muajin tetor, pas një takimi të shtatë vendeve kryesore të grupit: Arabisë Saudite,......
1 miliard euro ndihmë për fermerët - Thatësira dhe i nxehti godasin rëndë bujqësinë franceze
Qeverian franceze ka njoftuar një paketë ndihme prej më shumë se 1 miliard euro për fermerët, pas dëmeve të shkaktuara nga valët rekord të të nxehtit dhe......
BE sfidon Trump në Groenlandë - Von der Leyen njofton investime të reja në Arktik
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur një vizitë dyditore në Groenlandë, në një moment kur territori autonom danez është kthyer......
Ku po i çojnë paratë europianët? - Inflacioni po ndryshon mënyrën e shpenzimit. 46% shkon për nevojat bazë
Pothuajse gjysma e parave që shpenzojnë familjet në Bashkimin Europian shkon për katër kategori themelore: ushqim, strehim dhe energji, si dhe transport.......
1 në 3 makina, plotësisht elektrike - Muajin e kaluar në Gjermani u regjistruan për herë të parë 69 mijë njësi
Makinat elektrike po bëhen shumë të preferuara tek blerësit gjermanë. Pothuajse një nga tre automjetet e regjistruara për herë të parë në gusht ishte makinë......
3.245 vendime legalizimi në gusht - ASHK: Përfituesit i marrin direkt në e-Albania
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht janë dhënë 3.245 vendime legalizimi për qytetarët përfitues. Sipas ASHK-së, procesi i......
Francis Fukuyama: Inteligjenca artificiale dhe ana e keqe për demokracinë
Francis Fukuyama nuk ka frikë ta pranojë kur ka ndryshuar mendje. Teoricieni politik dhe profesori i Universitetit Stanford ka ndryshuar herë pas here gjatë......

