Shqipëria Postuar më 7 Shtator 2026, 09:44

3.245 vendime legalizimi në gusht - ASHK: Përfituesit i marrin direkt në e-Albania

Nga Ernilda Luzi

3.245 vendime legalizimi në gusht - ASHK: Përfituesit i marrin direkt

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht janë dhënë 3.245 vendime legalizimi për qytetarët përfitues.

Sipas ASHK-së, procesi i njoftimit të përfituesve tashmë realizohet në mënyrë elektronike. Vendimi i Legalizimit i shkon çdo përfituesi direkt në profilin e tij në platformën e-Albania, i pajisur me vulë digjitale dhe nënshkrim elektronik.

Kjo procedurë u mundëson qytetarëve të aksesojnë dokumentin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa qenë e nevojshme të paraqiten fizikisht pranë zyrave të Kadastrës për të marrë vendimin.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën gjithashtu të ditur se listat emërore të qytetarëve që kanë përfituar nga vendimet e legalizimit janë publikuar në faqen zyrtare të institucionit, në rubrikën “Afishime”. Listat janë të ndara sipas Drejtorive Vendore përkatëse, duke i dhënë mundësi qytetarëve të kontrollojnë emrin e tyre dhe të marrin informacion mbi vendimin e legalizimit.

Ndërkohë, qytetarët përfitues mund ta gjejnë vendimin në profilin e tyre në e-Albania, ndërsa listat e publikuara online shërbejnë për të informuar qytetarët për përfituesit e procesit të legalizimit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës u bën thirrje qytetarëve që të konsultojnë listat e publikuara dhe profilet e tyre në e-Albania, për të verifikuar nëse janë përfshirë në vendimet e legalizimit të dhëna përgjatë muajit gusht.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat