Mbijetesa e turizmit në kohë trazirash - A do të zhvendosen turistët e Turqisë drejt vendeve të sigurta?

Pasiguria për të udhëtuar apo për të planifikuar pushime në periudha trazirash po ndikon ndjeshëm në industrinë e aviacionit dhe turizmit global. Rritja e kostove të karburantit, por mbi të gjitha frika nga përshkallëzimi i konflikteve, ka sjellë një rënie të menjëhershme të kërkesës në disa nga destinacionet kryesore.
Në këtë kuadër, vëmendja zhvendoset te Turqia, si një nga "magnetet" kryesore të turizmit për tregun shqiptar dhe atë ballkanik. Pyetja që ngrihet është nëse turistët do të nisin të kërkojnë alternativa më të largëta nga vatrat e konfliktit, si Spanja apo Italia.
Besnik Vathi Kreu i Tur Operatorëve: “Në momentin që Turqia nuk është përfshirë akoma në këtë luftë, unë besoj që nuk do ketë devijim të turizmit nga Turqia drejt vendeve të tjera. Përfshirja e Turqisë mbase do ishte shumë më e rëndë, jo thjesht për turizmin në Turqi, por për turizmin në rang global. Zgjerimi dhe përshkallëzimi i situatës duke futur Turqinë, duke futur NATO-n, duke futur rajone të tjera, unë mendoj që nuk do ishte mirë për turizmin në përgjithësi, në çdo vend të botës, jo thjesht drejt Turqisë.”
Sipas Vathit, edhe në raste të mëparshme të tensioneve me Rusinë apo trazirave të brendshme, tregu turk ka treguar një rezistencë, duke u rikuperuar shumë më shpejt se destinacionet e tjera globale. Për operatorët turistikë, sfida mbetet mbajtja e ofertave konkurruese për të nxitur udhëtimet në këto kohë të pasigurta.
“Duke pasur eksperiencën e ngjarjeve të shumta gjatë 30 viteve në Turqi, apo edhe situatën me Ukrainën, përgjithësisht luftërat janë lokalizuar në ato vende ku bëhen. Pra, vetëm bllokohet trafiku në atë vend ku lufta apo rajoni është i përfshirë dhe fillojnë fluturimet apo udhëtimet në destinacionet e tjera në ato përmasa që ka. A do ketë devijim? Unë kujtoj që shqiptarët kanë shkuar për turizëm edhe në kohën kur Öcalan, i një partie kurde, zhvillonte akte terroriste në Turqi këtu e 25 vite më parë. Apo në konfliktin që pati Rusia me Turqinë, nuk shkuan rusët por nga Ballkani, nga Shqipëria, turizëm kishte. Apo edhe në rastin e grushtit të shtetit në Turqi që zgjati një javë, mbas një jave e dhjetë ditësh çdo gjë u normalizua. Nuk besoj... Turqia është mësuar të ketë situata, por ja ka dalë të dalë shpejt nga zona e konfliktit.”
Kush merr punonjës në shtëpi do të paguajë sigurimet - Kategoritë që përfshihen. Nga pastrimi, tek ruajta e ndërtesës
Kushdo që ka të punësuar në shtëpi punonjës për mbarëvajtjen e punëve të ndryshme, duhet të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Administrata......
Paraja që nuk hyn në banka - 481 miliardë lekë në qarkullim jashtë sistemit. Çfarë po e mban “gjallë” cash-in?
Paraja që qarkullon jashtë bankave vijon të rritet, duke pasqyruar përdorimin ende të lartë të cash-it në ekonomi. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e......
Mbi 6 mijë të rinj "braktisën" punën! Emigracioni rrit punësimin në letër, por bie numri absolut
Numri i të rinjve të punësuar në Shqipëri ka shënuar rënie në fund të vitit 2025 krahasuar me një vit më parë, edhe pse treguesit relativë të punësimit......
Papunësia në Shqipëri zbret në 8.3% në fund të 2025/ Gratë dhe të rinjtë vijojnë të kenë nivelet më të larta
Në tremujorin e katërt të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç u rregjistua në 75.9%. Nga ana tjetër shkalla e......
Euro “dominon” bankat shqiptare - Paketa e deeurozimit, pak efekt në nxitjen e monedhës vendase
Bankat vijojnë të kenë një prani të madhe të valutave të huaja, kryesisht euros, në kreditë dhe depozitat e tyre. Sipas raportit më të fundit të Bankës së......
Financa dhe IT me pagat më të larta në Shqipëri/ Rroga mesatare në vend arrin në 87 mijë lekë në fund të vitit 2025
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 87 mijë lekë në tremujorin e katërt të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, kjo përfaqëson......
Burimet ujore, ndryshon menaxhimi - SIGMA kërkoi shkëputjen nga Kryeministria, Agjencia kalon te Mjedisi
Menaxhimi i burimeve ujore nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrisë, pas rekomandimeve në raportin e SIGMA që kërkonin forcimin e qendrës së qeverisjes......
Ku do të rriten më shumë çmimet e banesave në Tiranë? Mund të shtrenjtohen deri në 60% në pesë vitet e ardhshme
Tre zonat e Tiranës që pritet të shënojnë rritjen më të fortë të çmimeve të pronave në pesë vitet e ardhshme janë Astiri, Kashari dhe Yzberishti. Këto zona,......


