Shqipëria Postuar më 10 Mars 2026, 14:41

Kujdesi shëndetësor në banesë rrezikon të ndalet? - Shllaku: Do të garantohet vijimësia e tij për të gjithë pacientët që kanë nevojë

Nga Diamila Leka

Kujdesi shëndetësor në banesë rrezikon të ndalet? -

Kujdesi shëndetësor në banesë është një domosdoshmëri për çdo të moshuar apo pacientë të cilët për shkak të problemeve shëndetësore e kanë të pamundur të arrijnë të marrin shërbimet shëndetësore në qendrat shëndetësore.

Sipas raportit të organizatës “Together for Life”, ky shërbim ka ndikuar në përmirësimin e aksesit të kujdesit për pacientët në nevojë por rrezikon të ndalet.

Eglantina Bardhi, Drejtore TFL: “Shhërbimi në banesë duhet të ketë një paketë bazë e cila duhet të postohet dhe të ketë buxhetin e saj të dedikuarpër target grupet në nevojë.”

Ky shërbim u pilotua për herë të parë në vitin 2021 si një tipologji e re e kujdesit shëndetësor në vend dhe synon t’u ofrojë pacientëve një gamë më të gjerë shërbimesh në shtëpi, përmes infermierëve të trajnuar.

Alma Lahe Menaxhere Projekti TFL: “TFL ka dy vjet duke lobuar dhe punuar, për financimin e këtij shërbimi, çdo shërbim i ri ka nevojë për buxhet.”

Ndër të tjera, raporti evidenton gjithashtu probleme me mungesën e mjekëve dhe infermierëve në zonat rurale dhe të thella. Në shumë raste, bluzat e bardha nuk pranojnë të punojnë në këto zona, duke kufizuar më tej aksesin e pacientëve në shërbime. Por që nga ana e Fondit të sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor rëndësi iu dha garantimit të vëjimësisë së shërbimit.

Markens Shllaku Zv.Drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor: “Propozimi juaj mesa po kuptoj është që jo të jetë një paketë me vete. Dhe këtu diskutojmë, është e drejtë për diskutim dhe mund të jetë një zgjidhje tjetër. Por ajo që është më e rëndësishme është që ne të garantojmë vijimësinë e këtij shërbimi. Ne do e garantojmë ofrimin e këtij shqrbimi sepse kemi një eksperiuencë shumë të mirë në eskalimin në makro.”

Sipas analizës, çdo shërbim i ri kërkon financim të dedikuar. Aktualisht, kostoja minimale për një infermier që ofron shërbim në banesë është rreth, 2700 lekë në muaj për materiale, 3000 lekë në muaj për transport.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat