Në 2030 mbi 1 miliard euro eksporte, ja 20 objektivat e qeverisë për sektorin e bujqësisë
Në programin e qeverisë thuhet se bujqësia shqiptare do të jetë plotësisht e integruar me Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe Ushqimore të BE-së. Ky përbën objektivin strategjik, për plotësimin e të cilit janë shpallur edhe 19 objektiva të detajuar, sipas ndarjeve të këtij sektori. Në programin e qeverisë shkruhet:
“Objektivi ynë strategjik është transformimi i bujqësisë shqiptare në një sektor modern, konkurrues dhe të qëndrueshëm, plotësisht të integruar në Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe Ushqimore të BE-së deri në vitin 2030.
• Mbështesim prodhimin bujqësor me objektivin që eksportet bujqësore dhe peshkimi/akuakultura të arrijnë 1 miliard € deri në 2030.
• Program i posaçëm për perimet në sera dhe kulturat me vlerë të lartë, të lidhura me tregun e BE-së dhe turizmin.
• Ndërtojmë 5 qendra moderne për ruajtjen/përpunimin e produkteve të freskëta, të lidhura me tregun vendas dhe kanalet HORECA/turizëm.
• Shtojmë 1,000 ha serra të reja për prodhim dhe eksport gjithëvjetor.
• Ndërtojmë markata moderne të peshkut dhe pika të reja tregtimi, duke fuqizuar peshkimin dhe duke krijuar destinacione turistike për produktet e detit.
• Zbatojmë menaxhim të qëndrueshëm të resurseve: planet e menaxhimit në Adriatik, zona të përcaktuara të akuakulturës në det e ujëra të brendshme; 20,000 t/vit akuakulturë detare dhe 10,000 t/vit në ujërat e brendshme deri në 2030.
• Digjitalizojmë kontrollin e peshkimit; reformojmë inspektimin dhe transformojmë OMP-të në Organizata Prodhuese (OP) sipas modelit të BE-së.
• Garantojmë sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve nëpërmjet përafrimit të plotë ligjor e institucional dhe modernizimit të laboratorëve.
• Zgjerojmë investimet në rrjetin laboratorik rajonal dhe në PIK, si dhe rrisim kapacitetet njerëzore në ISUV dhe rolin e institucionit në funksion të kontrollit zyrtar.
• Reformojmë sistemin e Inspektimit dhe Kontrollit edhe në kuadër të ligjit të ri të inspektimit, duke e përafruar inspektimin me standardet dhe protokollet e BE-së.
• Ndërtojmë bazat e të dhënave digjitale dhe platformën kombëtare për bujqësinë e zgjuar: integrim i të dhënave të fermave, laboratorëve, klimës dhe satelitëve; AI për parashikime të prodhimit, zbulim të hershëm të sëmundjeve dhe këshillim të personalizuar për fermerët.
• Vëmë në funksion në gjithë vendin sistemin e të dhenave per kontabilitetin e fermave, informacionin për çmimet e produkteve bujqësore si edhe standardet e tregtimit per të gjitha llojet e produkteve bujqësore.
• Aplikojmë përdorimin e dronëve për mbrojtje të lokalizuar të bimëve, duke ulur përdorimin e pesticideve dhe mbetjeve në produkte, duke siguruar cilësi më të lartë dhe një bujqësi më të qëndrueshme.
• Ofrojmë mbështetje direkte dhe investime me rreth 100 mln €/vit sipas praktikave të CAP; kondicionalitet për mjedisin, higjienën, gjurmueshmërinë dhe mirëqenien e kafshëve; 150,000 fermerë përfitues të regjistruar në shkallë vendi.
• Kalojmë nga ferma e vogël tradicionale te ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract Farming”, nxitjen e krijimit të SHBB/kooperativa dhe modeleve të ekonomisë së shkallës duke filluar pilotimin në 5 bashki.
• Zbatojmë programin sektorial për bagëtitë e imta: kushte mbarështimi, produktivitet, certifikim i produkteve autoktone për tregjet e BE-së.
• Përfundojmë 100% ujitjen e tokës bujqësore: nga 270,000 ha sot në 360,000 ha deri në 2030; modernizim në 290,000 ha, shtim përmes stacioneve të pompimit në 70,000 ha.
• Rindërtojmë dhe modernizojmë rreth 250 diga, duke rikthyer në parametra optimalë të kullimit afërsisht 280,000 hektarë tokë bujqësore; ndërtojmë edhe 150 kilometra struktura mbrojtëse kundër përmbytjeve dhe gërryerjes në lumenjtë kryesorë.
• Riorganizojmë Ekstensionin dhe QTTB-të në qendra të këshillimit dhe transferimit të dijes, duke u mbështetur te praktikat më të mira dhe teknologjia.

Pagë minimale 500 euro, ajo mesatare 1000 euro/ Cilat janë prioritetet e tjera të qeverisë Rama 4? Papunësia do të ulet në 6% deri në 2030
Treg pune konkurrues, gjithëpërfshirës dhe në linjë me standardet e BE-së, ku çdo qytetar shqiptar ka mundësi reale për punësim cilësor, paga të larta dhe......

Debate në seancë/ Balla: Nuk ka ndodhur që të ndërpritet fjala e Kryeministrit. Kërkoj 5 minuta pushim
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama paralajmëroi opozitën për sa i përket rregullave që duhet të ndiqen. “Nëse nuk do të lejoni këtu që të bëhet debat normal......

Diella jep mesazhin në parlament: Disa më kanë quajtur antikushtetuese ngaqë nuk jam njeri
Në hapjen e seancës plenare sot, ministrja virtuale, e cila është një risi për qeverinë e re në mandatin e katërt, mbajti fjalën e saj. Gjatë një klipi të......

Rama: Mandati i katërt është borxh ndaj qytetarëve, opozitës i ofrohet fjala, jo zhurma
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, theksoi se mandati i katërt i qeverisë nuk është thjesht një formalitet politik, por një përgjegjësi e......

Pension mesatar 400 euro/ Programi qeverisës Rama 4: Bonuse sistematike. Luftë informalitetit për rritjen e kontributeve
Gjatë mandatit të katërt, një ndër prioritetet kryesore të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama do të jetë rritja e pensioneve, si një detyrim moral dhe......

“Transport hekurudhor i ringjallur” Programi 2025 -2029 / Investimet për “shinat” gjatë 4-vjeçarit
Programi qeverisës 2025- 2029 e konsideron si objektiv strategjik “modernizimin e plotë të infrastrukturës hekurudhore”. Së bashku me rrugët, portet dhe......

Kthimi i Portit Durrës në qendër të kroçerave, një nga prioritetet e Qeverisë për turizmin
Kthimi i Shqipërisë në një destinacion lider për turizmin detar në Mesdhe. Ky është njëri nga objektivat madhore të vendit tonë për zhvillimin e turizmit.......

AKPA: 6000 vende të lira pune në të gjithë vendin/ Tregu i punës, nevojë për fuqi punëtore në shumë profesione
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar 6000 vende të lira pune në të gjithë vendin. Qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të......