Shqipëria Posted on 2026-03-05 18:33:00

Kredi 50 milion euro për infrastrukturën bashkiake: Ja se ku do shkojnë financimet

From SCAN TV

Kredi 50 milion euro për infrastrukturën bashkiake: Ja se ku do

Kuvendi ka ratifikuar sot marrëveshjen së huasë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË/ Frankfurt am Main), e cila ka të bëjë me zbatimin e një prej programeve më të rëndësishëm për investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në nivel kombëtar e njohur edhe si  Programi “Infrastruktura Bashkiake V”.

Në parashtrimin e kësaj marrëveshjeje ministri i Financave, Petrit Malaj tha se

Marrëveshja e huas prej 47 milionë euro ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe KfË për programin “Infrastruktura Bashkiake V – faza II”, ka një rëndësi strategjike për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Sipas tij Programi “Infrastruktura Bashkiake V” është konceptuar në dy faza. Faza e parë e projektit aktualisht është në zbatim dhe  ka një vlerë totale prej 148.5 milionë eurosh, ku 80 milionë janë kredi dhe pjesa tjetër grant nga Bashkimi Europian, si dhe donatorë të tjerë. Investimet po realizohen në gjashtë qytete kryesore, si : Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë.

Ndërsa, për Fazën e dytë financimi i siguruar prej 50 milion euro, përfshin:

47 milionë euro kredi nga KfË; 3 milionë euro grant i miratuar. Zbatimi i kësaj faze do të mbulojë qytetet: Shkodër, Lezhë dhe Sarandë.

Është shumë e rëndësishme të theksohet gjithashtu, se BE nëpërmjet instrumentit të ËBIF, do të akordojë për këtë program një grant shtesë për investime në vlerën prej 36.96 milionë euro, të dedikuar për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura në Lezhë dhe Sarandë, duke mbuluar 70% të vlerës së investimeve përkatëse.

Live TV

Latest news
All news

Most visited