Shqipëria Postuar më 18 Shtator 2025, 10:04

Kthimi i Portit Durrës në qendër të kroçerave, një nga prioritetet e Qeverisë për turizmin

Nga SCAN TV

Kthimi i Portit Durrës në qendër të kroçerave,

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion lider për turizmin detar në Mesdhe. Ky është njëri nga objektivat madhore të vendit tonë për zhvillimin e turizmit. Sipas programit të Qeverisë ‘Rama 4’ në Shqipëri do të ndërtohen 20 marina të reja me shtrirje nga Velipoja në Ksamil. Në programin qeverisës thuhet se edhe Porti i Durrësit do të transformohet në një qendër moderne për kroçera dhe jahte luksoze.

Me strategjinë e re Shqipëria Turistike 2030, synohet ndarja e vendit në 6 rajone turistike.

Orientojmë politikat dhe investimet në turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

• Krijojmë, menaxhojmë dhe brandojmë Shqipërinë në 6 rajone turistike sipas strategjisë Shqipëria Turistike 2030, duke garantuar ofertë të diversifikuar dhe standarde të larta ndërkombëtare.

• Transformojmë Portin e Durrësit në një qendër moderne për kroçera dhe jahte luksoze.

• Ndërtojmë 20 marina të reja nga Velipoja në veri deri në Ksamil në jug, duke e bërë Shqipërinë një destinacion lider për turizmin detar në Mesdhe.

• Dyfishojmë netëqëndrimet turistike, duke gjeneruar mbi 6.6 miliardë euro të ardhura vjetore deri në vitin 2030.

• Zhvillojmë turizmin malor në Alpe dhe zona natyrore, duke e bërë Shqipërinë destinacion për sporte dimërore dhe eksperienca unike.

• Investojmë në promovimin e siteve të trashëgimisë kulturore dhe dixhitalizimin e kalendarëve kulturorë, duke e bërë Shqipërinë një “muze të hapur”.

• Konsolidojmë infrastrukturën logjistike për të kthyer Shqipërinë në një pol të konferencave, panaireve dhe ekspozitave ndërkombëtare.

• Relizojmë Platformën Digjitale të Integruar të Turizmit, që përfshin:

o Regjistrin kombëtar digjital të turizmit për sipërmarrjet.

o Platformën e-Visitor për regjistrimin elektronik në kohë reale të vizitorëve.

o Sistemin elektronik të të dhënave në turizëm për statistika të sakta dhe

vendimmarrje më efikase.

• Themelojmë Akademinë Ndërkombëtare të Turizmit dhe Mikpritjes, në bashkëpunim me UN Tourism, për të formuar brezin e ri të profesionistëve.

• Sigurojmë një administrim më të drejtë të plazheve, duke garantuar më shumë hapësira publike dhe qetësi për pushuesit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat