AKSK paralajmëron qytetarët: Mashtrim me SMS për gjoba të rreme rrugore
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese “smishing”, që po qarkullon përmes mesazheve telefonike. Mesazhi i rremë u kërkon qytetarëve të kryejnë pagesa online për gjoba të supozuara të qarkullimit rrugor, duke ofruar një link mashtrues.
AKSK bën të ditur se ky nuk është komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos hapin linqe të dyshimta, të mos japin të dhëna personale dhe të mos kryejnë pagesa në faqe jozyrtare.
Institucioni ka marrë masa për raportimin dhe bllokimin e faqes mashtruese, duke synuar parandalimin e çdo dëmi të mundshëm. Qytetarët që hasin raste të ngjashme ftohen t’i raportojnë menjëherë pranë AKSK-së ose institucioneve të tjera përkatëse.

BQK lançon Platformën për Krahasimin e Produkteve Financiare. Transparencë më e madhe për qytetarët
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lansuar zyrtarisht Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare, një instrument i ri që......

Rama në Parlamentin Europian: Olivier Röpke, një ‘superhero i heshtur’ i Europës
Kreu i qeverisë, Edi Rama, mbajti një fjalim në Parlamentin Europian në nder të përfundimit të mandatit të presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social......

Polakët u “dyndën” në bregdetin shqiptar/ Gjatë Korrikut numri i vizitorëve në vend u rrit me 34.6%
Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar turistik, me vizitorë që vijnë jo vetëm nga rajoni, por edhe nga Evropa dhe......

Nesër në Kuvend, Ekonomia, Zhvillimi Social dhe Integrimi: tre prioritetet e mëdha qeverisëse
TRE SHTYLLAT E PROGRAMIT QEVERISËS ‘RAMA 4’ SHQIPËRIA EUROPIANE, RRITJA EKONOMIKE DHE MIRËQENIA PËR TË GJITHË Kryeministri Rama prezanton në seancën......

Shqiptarët, më shumë para në fonde investimi/ AMF: Preferohen ato me risk të ulët. Numri i anëtarëve u rrit me 9.6% në 2025
Shqiptarët po diversifikojnë mënyrat e investimit të parave të tyre. Jo vetëm investimi në depozita tashmë, por edhe në tituj qeveritarë përmes fondeve të......

Nuk ndalet rënia e euros, zbret në 96.78 lekë/ Ndikon fluksi i lartë i turistëve në shtator, remitancat dhe IHD-të
Për herë të parë në histori, euro ka zbritur poshtë nivelit mesatar të 97 lekevë, në tregun e brendshëm valutor, madje edhe poshtë niveleve të korrikut apo......

Teknologji smart në 415 fidera të nënstacioneve elektrike/ OSSH hap tenderin për matësa inteligjentë, avantazhe për sistemin dhe klientët
Me një fond limit prej 55 mln lekë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për instalimin e matësave inteligjentë për 415 fiderat e......

Karta e Adriatikut, Vengu: Shqipëria po investon për një infrastrukturë ushtarake si të NATO-s
Në Tiranë po mbahet Konferenca e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A-5). Në fjalën e tij në këtë konferencë ministri......