Ministri Hoxha takim me Komisioneren Kos: Shqipëria e vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave

“Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të zbatojmë reformat dhe angazhimet”. Kështu është shprehur ministri i jashtëm Ferit Hoxha pas një takimi që pati në Dublin me komisioneren e Zgjerimit të BE, Marta Kos.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:
Kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Dublin.
Nuk do të humbasim kurrë asnjë shans për të qenë të pranishëm kudo që flitet për zgjerimin, për të paraqitur modelin e Shqipërisë; dhe kudo që zgjerimi është në axhendë, Marta Kos është aty për ta çuar procesin përpara.
Shkëmbyem mendime mbi dinamikën aktuale të procesit të anëtarësimit, perspektivat e tij dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave.
Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të zbatojmë reformat dhe angazhimet. Ne mbetemi plotësisht të përqendruar në punën përpara dhe të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave.
Zgjerimi ka të bëjë me meritën, momentumin dhe rezultatin.
Shqipëria është gati për të treja.
LIS, aplikacioni për tokën, Salla: Ndihmon fermerët për kontrollin e kostove dhe rritjen e prodhimit
Një aplikacion i quajtur LIS, është vënë në fuksion të fermerëve të vendit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi në Roskovec......
Zyrtarizohen objektivat e rinj për klimën - Deri në 2035-ën, emetimet synohen nën 9,195 kiloton CO₂ ekuivalent
Vendi ynë ka zyrtarizuar objektivat e rinj për reduktimin e emetimeve dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike deri në vitin 2035. Kontributi Kombëtar i......
Shqiptarët kalojnë më shumë kohë online - AKEP: Rritet konsumi i internetit dhe telefonatave. SMS-të “po dalin nga moda”
Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë internetin dhe telefonatat, ndërsa SMS-të po humbasin terren. Të dhënat për tregun e komunikimeve elektronike......
Klodiana Spahiu, emri i ri për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Klodiana Spahiu është propozuar për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me synimin për forcimin e aksesit në shërbimet shëndetësore......
“Duhen kuruar tre plagët e shtetit” - Rama prezanton platformat e reja për të rritur bashkëveprimin me qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një mbledhje të zgjeruar me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama,......
Kompleksi Qeveritar merr dritën jeshile - Vendimi, 2,431 metra katrorë kalojnë në pronësi të Korporatës së Investimeve
Qeveria ka vendosur t’i transferojë në pronësi Korporatës së Investimeve Shqiptare një sipërfaqe prej 2,431 metrash katrorë në zonën e Bulevardit të Ri, për......
Pagat shtyjnë lart kostot e ndërtimit, materialet bien/ Presioni kryesor vjen nga fuqia punëtore, ndërsa tregu mbetet aktiv
Kostot e ndërtimit të banesave kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, por presioni kryesor këtë herë nuk ka ardhur nga materialet. Të......
Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili/ Çfarë peshe ka në treg dhe sa të ekspozuar jemi ndaj këtij kufizimi?
Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja për importin e mishit nga Brazili, pas ndryshimeve të miratuara nga Bashkimi Europian dhe të reflektuara......

