“Duhen kuruar tre plagët e shtetit” - Rama prezanton platformat e reja për të rritur bashkëveprimin me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një mbledhje të zgjeruar me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e tij, Rama, renditi sfidat me të cilat përballet qeverisja aktualisht.
“Sot ne duhet të ndeshemi me tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën. Shteti labirint, plaga e dytë është mungesa e memories institucionale, premtohet, flitet, por nuk mbahet një regjistër i plotë llogarish të shkruara për atë që u bëmë, për atë që nuk u bëmë, që u vonua apo ndryshoi rrugës. Mungesa e memories i kushton shtetit dhe qytetarit shumë më tepër.
E treta është plaga e dritës që nuk duket, të cilën e sheh dhe e prek te ndjenja shpeshherë e drejtë e çdo njeriu në Shqipëri që për një shërbim, vend pune, njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji.
Pasqyrë Albania, Besa dhe Shkalla e Meritës janë pjesë e pandashme për t’i dhënë përgjigje pyetjeve dhe për të kuruar këto plagë. Pasqyrë Albania është një hapësirë e re”, u shpreh Rama.
Në fjalën e tij, kreu I qeverisë u ndal te platformat BESA, “Pasqyrë Albania”, “Prania Besnike” dhe “Shkalla e Meritës”.
“’Pasqyrë Albania’’ nuk është një superportal, por është një hapësirë e re ku falë teknologjisë dhe mundësisë së jashtëzakonshme që na jep në këtë fazë të zhvillimit tonë Inteligjenca Artificiale, mund të bashkëjetojnë e gjithë qenia publike e shtetit dhe e drejta e plotë e çdo qytetari për të kontrolluar shtetin e vet, për ta pyetur shtetin e vet dhe për të kërkuar mbështetje nga shteti i vet. shfaqja e parë e “Pasqyrës” që do të jetë e disponueshme për të gjithë do të jetë një komponent i saj, i cili quhet “Flamingo Mirror”, Pasqyra e Flamingos, ku do të ekspozohen nga A-ja te ZH-ja të gjithë aspektet e mundshme dhe të imagjinueshme që lidhen me një çështje me rëndësi të veçantë dhe në rastin konkret tema e Sazanit dhe e Nartë - Pishë Poros, jo e Nartë - Vjosës, nuk ka Nartë - Vjosë. Ky është një lajm i rremë, Nartë-Vjosa është në anën tjetër, Nartë-Pishë Poros, do të jetë e gjitha e ekspozuar me dokumentet përkatës, me të dhënat e procesverbaleve, me statusin e negociatave, me referencat ligjore për të gjitha pikat e ngritura si problem dhe pastaj ajo do të pasurohet hap pas hapi me projektin, me studimin mjedisor, me gjithçka.
“Prania Besnike’’ nuk është kalendar elektoral , nuk është as kalendar organizative madje nuk është në fakt, një kalendar thjesht partie. Është pjesë e një sistemi që e kthen dëgjimin në kusht dhe kushtin në detyrim për tu përgjigjur. Problemi ynë nuk ka qenë kurrë që ne nuk kemi ditur të bëjmë takime, madje ne kemi qenë aq shumë herë kudo në hartën e Shqipërisë për takime sa askush tjetër dhe do të duhen vite që të tjerët t’i mbledhin të gjitha takimet që bëjnë për të arritur në një mase takimesh të përafërta me takimet që ne kemi bërë dhe bëjmë në harkun e një viti. “Prania Besnike’’ është një sistem që duhet të disiplinojë institucionet, jo t’i kthejë deputetët në sekserë të halleve të njerëzve.
“Shkalla e Meritës” do të hapë një derë që do të qëndrojë gjithmonë e hapur, përsëri përmes PasqyrAlbania, ku qytetari që do, i riu që do, në Tiranë, Shqipëri apo Australi, gjithmonë nënshtetas i Republikës së Shqipërisë, megjithëse është koha ta hapim edhe për shtetas të BE-së, të paraqitet dhe të regjistrohet me një pasaportë merite të tijën.
Provimi bëhet dixhital. . Provimi nuk është vetëm një ekran, por është një sistem. Banka e pyetjeve trajtohet nga sistemi, vlerësuesit janë të verbër fare, ata që hyjnë në Shkallën e Meritës, për Pasqyrën janë vetëm një kod, jo një emër. Në bazë të pasaportës, kodi merr sinjalin, futet në konkurs. Vendimi në fund certifikohet nga komisioni përkatës por bëhet shumë e vështirë që të përmbyset”, tha Rama.
Kryeministri tha se do të krijohet edhe “Radari dixhital”,që do të monitorojë dinamikat në hapësirën online, për të dalluar shqetësimet reale të qytetarëve nga lajmet e rreme dhe presionet ndaj qeverisë e bizneseve. Ndërkaq, puna e deputetëve e do të vlerësohet përmes një moduli të ri me 100 pikë performance.
Kompleksi Qeveritar merr dritën jeshile - Vendimi, 2,431 metra katrorë kalojnë në pronësi të Korporatës së Investimeve
Qeveria ka vendosur t’i transferojë në pronësi Korporatës së Investimeve Shqiptare një sipërfaqe prej 2,431 metrash katrorë në zonën e Bulevardit të Ri, për......
Pagat shtyjnë lart kostot e ndërtimit, materialet bien/ Presioni kryesor vjen nga fuqia punëtore, ndërsa tregu mbetet aktiv
Kostot e ndërtimit të banesave kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, por presioni kryesor këtë herë nuk ka ardhur nga materialet. Të......
Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili/ Çfarë peshe ka në treg dhe sa të ekspozuar jemi ndaj këtij kufizimi?
Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja për importin e mishit nga Brazili, pas ndryshimeve të miratuara nga Bashkimi Europian dhe të reflektuara......
Investim 3.8 mln euro për eficiencën energjetike - Kosova synon uljen e konsumit, përmirësimin e kushteve në institucione
Qeveria e Kosovës po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 ndërtesave publike në katër komuna të vendit. Lajmi u bë i ditur nga......
Kina thirrje Francës të ndalë ligjin kundër Shein e Temu - Pekini e quan diskriminues ligjin dhe paralajmëron masa
Kina i ka kërkuar Francës të ndalë zbatimin e ligjit të ri që synon industrinë e modës ultra të shpejtë, duke e cilësuar atë si një masë diskriminuese ndaj......
Bashkitë mbledhin dyfishin e taksave nga qytetarët - 430 milionë euro në 7 muaj, më shumë para’ edhe nga pronat
Afrimi i zgjedhjeve lokale por edhe hartimi i një reformë të re administrativo-territoriale duket se i ka vënë në lëvizje bashkitë për të rritur perfomancën......
Analizë/ Pse BE-ja mbetet shumë tërheqëse për vendet më të varfra, por jo për demokracitë e pasura si Islanda, Norvegjia dhe Zvicra?!
Nëntë vende kandidate po avancojnë në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa disa prej tyre po përshpejtojnë reformat për të arritur objektivat e......
Pagesat me kartë, rregulla të reja për tarifat e këmbimit - Klienti duhet të informohet paraprakisht mbi kursin dhe koston e transaksionit
Banka e Shqipërisë po vendos rregulla më të qarta për mënyrën se si qytetarët informohen për kostot e këmbimit valutor gjatë pagesave me kartë apo......

