Kosova Postuar më 3 Shtator 2026, 11:46

Investim 3.8 mln euro për eficiencën energjetike - Kosova synon uljen e konsumit, përmirësimin e kushteve në institucione

Nga Edel Strazimiri

Investim 3.8 mln euro për eficiencën energjetike - Kosova synon uljen

Qeveria e Kosovës po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 ndërtesave publike në katër komuna të vendit. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizite në Viti, ku u përuruan masat e eficiencës energjetike në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “28 Nëntori”.

Sipas Kurtit, rreth 118 mijë euro janë investuar në rinovimin energjetik të kësaj shkolle, me synim krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ndërhyrjet kanë sjellë kursime të konsiderueshme të energjisë.

Investimi në shkollë përfshiu izolimin termik të mureve të jashtme dhe çatisë, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, instalimin e një sistemi ngrohjeje me pelet dhe vendosjen e ndriçimit LED.

Rizvanolli u bëri thirrje komunave që të aplikojnë në thirrjen e re që pritet të hapet nga Fondi i Efiçiencës së Energjisë në muajt e ardhshëm.

Drejtoresha menaxhuese e Fondit të Efiçiencës së Energjisë, Njomza Hoxha, theksoi se investimet kanë sjellë jo vetëm ulje të konsumit të energjisë, por edhe përmirësim të kushteve për nxënësit dhe stafin arsimor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat