Ministrat Denaj dhe Malaj, takime me biznesin - Gjurmimi i plotë i dokumentacionit fiskal të produkteve blegtorale e jo vetëm
Autoritetet kanë dhënë alarmin për shitjen e qumështit, mishit dhe produkteve të tjera blegtorale pa faturë tatimore. Duke filluar nga java e ardhshme, çdo produkt i tillë që do të qarkullojë pa dokumentacionin e nevojshëm do të konfiskohet menjëherë, pasi përbën një rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kanë nisur një seri takimesh me përfaqësues të bizneseve dhe fermerëve për t’i informuar dhe sensibilizuar mbi rëndësinë e formalizimit dhe pajisjes me dokumentacion fiskal.
Ministri Malaj u shpreh se qëllimi i kësaj fushate është jo vetëm në kuadër të formalizimit, por edhe të sigurisë ushqimore.
“Është shumë thelbësore se nga e marrin produktin e tyre. Kjo jo vetëm në kuadër të formalizimit të biznesit, por tani do ta çojmë më tej, pasi kjo është gjithashtu edhe në funksion të sigurisë ushqimore”, tha Malaj.
Nga ana tjetër, Anila Denaj tha se nëse ekziston fatura fiskale, gjurmueshmëria bëhet më lehtë
“Nëse ekziston fatura fiskale, gjurmueshmëria bëhet më e lehtë. Pra, jo vetëm që për ju është një produkt cilësor dhe konsumatori ndjehet i sigurt dhe e ble me besim maksimal, por njëkohësisht edhe për faktin se, duke u gjurmuar, krijohet një qartësi për të gjithë konsumatorët që zinxhiri është i mbyllur në të gjitha hallkat e tij”, u shpreh Denaj.
Kjo masë synon jo vetëm mbrojtjen e konsumatorëve, por edhe ndërtimin e një ekonomie të shëndetshme dhe transparente, në përputhje me standardet europiane që Shqipëria synon të përmbushë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Çfarë po ndodh me moshën në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Shqipëria humbet brezin e ri
Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin 2024. Nëse......

Më shumë pushime dhe më pak vizita biznesi/ Si po ndryshon sjellja e shqiptarëve ndaj udhëtimeve?
Vitet e fundit, në Shqipëri është vënë re se turizmi është rritur ndjeshëm, duke e bërë vendin gjithnjë e më popullor. Por, nga ana tjetër, ajo që bie në sy......

Inspektoriati i Punës inspektime në 772 subjekte - Në qershor, u kontrolluan mbi 16 mijë vende pune
Inspektoriati Shtetëror i Punës, ka shtuar kontrollet në vendete punës si dhe në subjekte të ndryshme. Referuar të dhënave, në qërshor, janë kontrolluar......

Thellohet varësia ushqimore ndaj të huajve - Studimi, rriten importet me mbi 21 mijë ton. Kërkohen incentiva
Vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje të vazhdueshme të importeve të produkteve ushqimore, për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke i bërë......

Pezullohen inspektimet e pamiratuara të AKU-së - Ministrja Denaj: Do të nisë vlerësimi i inspektorëve
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë një takimi me rektorin dhe profesorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, njoftoi se është......

Raporti paraprak i tragjedisë së AirIndia: Dyshohet se njëri nga pilotët fiku motorët!
Një raport paraprak i publikuar së fundmi nga hetuesit indianë të aksidenteve përshkruante konfuzion në kabinën e pilotit pak para se një avion i Air India......

Plani i qeverisë, arsim modern e gjithëpërfshirës - Kurikulat, afër tregut të punës dhe më shumë teknologji në shkolla
Në fushën e arsimit, në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028, Ministria e Arsimit dhe Sportit do të financojë me prioritet: Rritjen e numrit të fëmijëve që......

Ku fitohen më shumë para nga Airbnb? - Bregu dominon, qytetet e brendshme mbeten pas
Turizmi vazhdon të sjellë jo vetëm pushues, por edhe fitime të majme për pronarët e banesave në bregdet. Vlorë dhe Durrësi rezultojnë dy kampionët e......