Shqipëria Postuar më 12 Korrik 2025, 10:55

Pezullohen inspektimet e pamiratuara të AKU-së - Ministrja Denaj: Do të nisë vlerësimi i inspektorëve

Nga Ernilda Luzi

Pezullohen inspektimet e pamiratuara të AKU-së - Ministrja Denaj: Do

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë një takimi me rektorin dhe profesorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, njoftoi se është pezulluar ushtrimi i aktivitetit të inspektimeve të AKU- së, pa planifikim paraprak dhe atyre të pa miratuara.

“Garantimi i sigurisë ushqimore është një detyrim ligjor për Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e saj të varësisë. Është përgjegjësi e madhe për të reaguar dhe reflektuar për të gjitha problematikat. Në reagim të menjëhershëm dhe duke marrë në konsideratë një rritje të ndjeshme të ankesave të subjekteve të lidhura me ushqimin, dhe sjelljën në bazë të ankesave të trupës inspektuese të AKU- së, mungesës së pajustifikuar të planeve të tyre operacionale, përgatitjen për zbatimin e plotë të ligjit për inspektimet në Republikën e Shqipërisë. Për të garantuar transparencë kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pa miratuara.”

Nga ana tjetër, ministrja Denaj ka urdhëruar ngritjen e një komisioni të posaçëm vlerësimi me 5 anëtarë, 3 prej të cilëve nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Ky komision prej 5 anëtarësh me shumicën nga Universiteti, do të vlerësojë me shkrim dhe me gojë inspektorët aktualë të AKU-së, si edhe aplikantët e rinj për punë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat