Impiant diellor 50 MWp në Belsh nga KESH - Qeveria miraton marrëveshjen e garancisë për kredinë 30 mln euro nga BERZH
Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila i hap rrugë financimit të një prej projekteve të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë. Bëhet fjalë për ndërtimin e centralit diellor 50 MWp në zonën e Belshit, për të cilin BERZH do të japë kredinë, ndërsa shteti shqiptar angazhohet si garantues.
Vepra, ka një kosto totale prej 40 mln euro, ndërkohë që 30 mln euro do të financohen përmes kredisë së BERZH-it, teksa në prill të këtij viti banka njoftoi se Bordi miratoi kredinë me garanci sovrane. Ndërkaq, projekti pritet të financohet gjithashtu përmes një granti prej 8 milionë euro nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (“WBIF”) dhe pjesa tjetër prej 2 mln euro, përmes një injeksioni të kapitalit nga KESH.
Referuar projektit, impianti fotovoltaik prej 50 MWp dhe nënstacioni i lidhur do të ndërtohen në territorin e Bashkisë së Belshit në një hapërisë prej rreth 60 ha, ndërsa një linjë e re rreth 9 km, 110 kV do ta lidhë atë me rrjetin në nënstacionin ekzistues në Kajan, i cili do të zgjerohet si pjesë e projektit.
Sipas BERZH, energjia e prodhuar nga impianti do të përdoret për të rritur kapacitetin e gjenerimit të KESH-it dhe për të përmbushur Detyrimin e Shërbimit Publik, pasi aktualisht rreth 30% e konsumit vjetor të energjisë elektrike importohet. Gjenerimi i impiantit në BELSH pritet të përbëjë rreth 1% të prodhimit vjetor kombëtar të energjisë elektrike.

Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: I shoh të raskapitur, nuk kanë çfarë japin më
Kryeministri Rama kërkon edhe shkarkimin e nënkryetareve të bashkive në vend. Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se nënkryetarët e të gjitha......

Siguria ushqimore, Rama: Nga e hëna do sekuestrohet çdo bulmet që shitet pa faturë
Kryeministri Edi Rama, në takimin me përfaqësuesit vendorë, tha se nga e hëna do të sekuestrohen shishet e qumështit dhe çdo bulmet tjetër që është pa......

Guvernatori Sejko, takim me misionin e FMN – Në fokus, sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e......

Mbi 13 mijë fermerë i shtohen skemës pensioneve - Fieri kryeson për nga numri i kontribuesve, Kukësi mbetet informal
Skemat e financimit të bujqësisë kanë nxitur edhe formalizimin në këtë sektor, duke qenë se është kusht kryesor për përfitimin e fondeve. Të dhënat zyrtare......

Financimi i hekurudhës Durrës-Rrogozhinë - Qeveria miraton në parim marrëveshjen e huasë me BERZH-in
Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e fazës së parë të hekurudhës Durrës –......

Rama: Taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e lartë!
Gjatë diskutimit me kryebashkiakët në Durrës, kryeministri i vendit, Edi Rama, paralajmëroi se punë ditësh ose javësh do të dalin çmimet e reja të referencës......

AAPSK dhe GIZ organizojnë workshop trajnues për kriptoasetet dhe asetet virtuale
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me GIZ, organizoi sot në Tiranë workshopin “Crypto Currencies and......

Mazniku: Portali Paketa e Maleve.gov, nga nesër aktiv për aplikime!
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku njoftoi se, nga nesër (12 korrik) do të jetë aktiv portali “Paketa e Maleve.gov, që krahas informimit......