Mbi 13 mijë fermerë i shtohen skemës pensioneve - Fieri kryeson për nga numri i kontribuesve, Kukësi mbetet informal
Skemat e financimit të bujqësisë kanë nxitur edhe formalizimin në këtë sektor, duke qenë se është kusht kryesor për përfitimin e fondeve.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i sigurimeve Shoqërore, tregojnë se në vitit 2024 numri i fermerëve të formalizuar ka pësuar një rritje progresive nga vitit në vit, duke arritur në 88.866 të vetëpunësuar në bujqësi që paguajnë sigurimet shoqërore.
Nëse do të analizojmë shifrat nga viti 2020, ku numri i kontribuuesve në bujqësi regjistrohej në 46,743, vihet re një rritje progresive nga viti në vit, për të shënuar shifrën më të lartë në 2024-ën, e cila ka thuajse dyfishim në raport me 2020-ën.
Ndërsa nga 2024 në raport me një vit më parë, numri i fermerëve të formalizuar ka kapërcyer me 13.145.
74.6 % e kontribuuesve janë në zonat fushore ku dhe zhvillimi i sektorit bujqësor është më i lartë dhe 25.4 % është në zonat malore.
Sa i takon vlerës së kontributeve të paguara, shifra arrin në 32 milion euro, 79.3% gjeneruar nga fermerë në zonat fushore dhe pjesa tjetër në zonat malore.
Sa i takon numrit të kontribuuesve të vetëpunësuar në bujqësi sipas qarqeve, qarku me numrin më të lartë është Fieri me 16 % të totalit, si qarku kryesore me bujqësi intensive, ndjekur nga Elbasani, Vlora dhe Korça. Ndërsa numri më i ulët i kontribuesve është në qarkun e Gjirokastrës dhe të Kukësit.
Përgjatë dy viteve të fundit përpos Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi me një fond prej 30 milionë eurosh në vit është aplikuar edhe Skema e Investimeve, ndërsa tashmë do të vihet në funksion edhe garancia sovrane që synon të rrisë aksesin e fermerëve dhe agrobizneseve në financim.

Financimi i hekurudhës Durrës-Rrogozhinë - Qeveria miraton në parim marrëveshjen e huasë me BERZH-in
Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e fazës së parë të hekurudhës Durrës –......

Rama: Taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e lartë!
Gjatë diskutimit me kryebashkiakët në Durrës, kryeministri i vendit, Edi Rama, paralajmëroi se punë ditësh ose javësh do të dalin çmimet e reja të referencës......

AAPSK dhe GIZ organizojnë workshop trajnues për kriptoasetet dhe asetet virtuale
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me GIZ, organizoi sot në Tiranë workshopin “Crypto Currencies and......

Mazniku: Portali Paketa e Maleve.gov, nga nesër aktiv për aplikime!
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku njoftoi se, nga nesër (12 korrik) do të jetë aktiv portali “Paketa e Maleve.gov, që krahas informimit......

‘Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës’ - Malaj: Rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se është drejt finalizimit drafti për çmimet e reja të referencës për vlerën e pronave. “Jemi drejt......

Qendër kombëtare për monitorimin e ndërtimeve - Rama: Kontroll 24 orë me GPS!
Në takimin që zhvilloi sot në Durrës me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt......

Reforma territoriale trefishoi buxhetin vendor - Malaj: Bashkitë, planet e shlyerjes së detyrimeve brenda 20 korrikut
Ministri i Financave bëri të ditur sot se buxheti vendor është rritur ndjeshëm pas fillimit të reformës territoriale në vitin 2015, duke u trefishuar në......

34 milionë euro shtesë për bujqësinë - Fermerët marrin pjesën më të madhe. Si parashikohet financimi deri në 2028-ën
Mbështetja financiare për sektorin bujqësor në vend do të vijojë të rritet dhe pse në raport me nevojat që ka, fondet e akorduara sërish janë në nivel të......