Shqipëria Postuar më 12 Korrik 2025, 10:51

Ku fitohen më shumë para nga Airbnb? - Bregu dominon, qytetet e brendshme mbeten pas

Nga Hamit Yzeiraj

Ku fitohen më shumë para nga Airbnb? - Bregu dominon, qytetet e

Turizmi vazhdon të sjellë jo vetëm pushues, por edhe fitime të majme për pronarët e banesave në bregdet. Vlorë dhe Durrësi rezultojnë dy kampionët e padiskutueshëm të Airbnb në Shqipëri, duke dominuar listën e fitimeve nga qiraja turistike.

Sipas të dhënave të vetë platformës Airbnb, Vlora kryeson me 11000 euro fitim mesatar vjetor për pronë, e ndjekur nga Durrësi me 10000 euro, duke lënë pas çdo qytet tjetër në vend. Kjo lidhet drejtpërdrejt me fluksin turistik gjatë sezonit veror dhe rritjen e vazhdueshme të cilësisë së ofertës në këto zona bregdetare.

Në vend të tretë renditet Tirana, me rreth 8500 euro fitim në vit, duke reflektuar edhe rritjen e vazhdueshme të popullsisë që ka ndodhur në kryeqytet gjatë dekadës së fundit.

Shkodra dhe Shëngjini shfaqen si surpriza pozitive në veri të vendit, me fitime përkatësisht 7300 dhe 5400 euro në vit, duke treguar rritje të interesit për këto destinacione.

Ndërkohë, qytete si Korça dhe Berati, megjithëse me potencial të lartë turistik dhe vlera të rëndësishme kulturore, raportojnë fitime më modeste  4000 dhe 4200 euro në vit. Kjo mund të lidhet me sezonalitetin dhe infrastrukturën ende në zhvillim në këto zona.

Në tërësi, Airbnb po kthehet në një mundësi konkrete fitimi për të gjithë ata që zotërojnë prona në zonat turistike të Shqipërisë. Me një treg që është katërfishuar nga viti 2021 në 2025, nga 6000 në mbi 24000 prona të listuara.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat