Guvernatori Sejko, takim me misionin e FMN – Në fokus, sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë. Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.
Gjatë takimit, Guvernatori Sejko vuri theksin në sfidat me të cilat përballet ekonomia vendase të tilla si sfida nga mjedisi i jashtëm, rritja e barrierave tregtare, pasiguritë mbi drejtimin e politikave ekonomike e tregtare, si dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike që krijojnë një mjedis me pasiguri të lartë duke kërkuar vëmendjen e nevojshme dhe fleksibilitet për të reaguar në mënyrë efektive.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehën mbështetjen e tyre për politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe kontributin e rëndësishëm të saj në stabilitetin monetar e financiar. Gjithashtu, përfaqësuesit e Misionit theksuan rëndësinë e vijimit të regjimit të kursit të lirë të këmbimit, duke nënvizuar se ky regjim ofron një instrument mjaft të dobishëm në amortizimin e goditjeve të huaja dhe është përqasja më e mirë në procesin e konvergjencës me standardet e Bashkimit Evropian.

Mbi 13 mijë fermerë i shtohen skemës pensioneve - Fieri kryeson për nga numri i kontribuesve, Kukësi mbetet informal
Skemat e financimit të bujqësisë kanë nxitur edhe formalizimin në këtë sektor, duke qenë se është kusht kryesor për përfitimin e fondeve. Të dhënat zyrtare......

Financimi i hekurudhës Durrës-Rrogozhinë - Qeveria miraton në parim marrëveshjen e huasë me BERZH-in
Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e fazës së parë të hekurudhës Durrës –......

Rama: Taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e lartë!
Gjatë diskutimit me kryebashkiakët në Durrës, kryeministri i vendit, Edi Rama, paralajmëroi se punë ditësh ose javësh do të dalin çmimet e reja të referencës......

AAPSK dhe GIZ organizojnë workshop trajnues për kriptoasetet dhe asetet virtuale
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me GIZ, organizoi sot në Tiranë workshopin “Crypto Currencies and......

Mazniku: Portali Paketa e Maleve.gov, nga nesër aktiv për aplikime!
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku njoftoi se, nga nesër (12 korrik) do të jetë aktiv portali “Paketa e Maleve.gov, që krahas informimit......

‘Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës’ - Malaj: Rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se është drejt finalizimit drafti për çmimet e reja të referencës për vlerën e pronave. “Jemi drejt......

Qendër kombëtare për monitorimin e ndërtimeve - Rama: Kontroll 24 orë me GPS!
Në takimin që zhvilloi sot në Durrës me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt......

Reforma territoriale trefishoi buxhetin vendor - Malaj: Bashkitë, planet e shlyerjes së detyrimeve brenda 20 korrikut
Ministri i Financave bëri të ditur sot se buxheti vendor është rritur ndjeshëm pas fillimit të reformës territoriale në vitin 2015, duke u trefishuar në......