Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2025, 17:33

Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: I shoh të raskapitur, nuk kanë çfarë japin më

Nga SCAN TV

Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve të bashkive: I shoh

Kryeministri Rama kërkon edhe shkarkimin e nënkryetareve të bashkive në vend.

Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se nënkryetarët e të gjitha bashkive nuk kanë çfarë japin më. 

“Është momenti që të bëni një rishikim serioz të strukturave drejtuese. Nënkryetarët, për mendimin tim, janë lodhur shumë. I shoh të konsumuar, të përhumbur, pa frymëzim e pa gjallëri. Dhe nuk është çështje personale, por një domosdoshmëri për të mbajtur gjallë ritmin dhe ambicien në punën e bashkive. Nuk po them se janë të paaftë, por duket qartë që kanë dhënë çfarë kishin për të dhënë. Bëni mirë t’i zëvendësoni dhe të sillni fytyra të reja, me energji të freskët, që mund të japin një impuls të ri në punët tuaja.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat