Bota Postuar më 12 Korrik 2025, 10:45

IEA: Tregu i naftës, i kufizuar - Agjencia parashikon tepricë të ofertës për vitin 2025

Nga Kristi Ceta

IEA: Tregu i naftës, i kufizuar - Agjencia parashikon tepricë të

Tregu botëror i naftës mund të jetë më i kufizuar se sa duket, pavarësisht një balance furnizimi dhe kërkese që tregon tepricë, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. Njoftimi vjen ndërsa rafineritë rrisin përpunimin për të përmbushur kërkesën e udhëtimeve gjatë verës.

Agjencia, që këshillon vendet e industrializuara, pret që furnizimi global të rritet me 2.1 milion fuçi në ditë këtë vit, 300,000 fuçi në ditë më shumë se parashikimi i mëparshëm. Kërkesa botërore do të rritet me vetëm 700,000 fuçi në ditë, duke nënkuptuar një tepricë të konsiderueshme.

Pavarësisht këtyre ndryshimeve, rritja e normave të përpunimit të rafinerive që synojnë përmbushjen e kërkesës së udhëtimeve gjatë verës dhe prodhimit të energjisë po shtrëngon tregun. Rritja e fundit e furnizimit nga OPEC+, e njoftuar disa ditë më parë, nuk ka dhënë efektin e duhur.

"Vendimi i OPEC+ për të përshpejtuar heqjen e kufizimeve të prodhimit nuk ndikoi ndjeshëm në tregje, duke pasur parasysh bazat më të shtrënguara", tha agjencia.

Sipas raportit, “treguesit e çmimeve gjithashtu nxjerrin në pah një treg fizik të naftës më të ngushtë, krahasuar me atë që sugjeron teprica e madhe në bilancet tona."

Më herët këtë javë, ministrat dhe drejtuesit nga vendet e OPEC dhe drejtuesit e kompanive kryesore perëndimore të naftës thanë se rritjet e prodhimit nuk po çojnë në inventarë më të lartë, duke treguar se tregjet kanë nevojë për më shumë naftë.

Vitin tjetër, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon një rritje të kërkesës mesatarisht prej 720,000 fuçish në ditë, rreth 20,000 fuçi në ditë më të ulët se sa mendohej më pare. Rritja e ofertës pritet të arrijë 1.3 milion fuçi në ditë, që gjithashtu tregon një tepricë në tregun e naftës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat