Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2025, 17:03

Siguria ushqimore, Rama: Nga e hëna do sekuestrohet çdo bulmet që shitet pa faturë

Nga Fabjona Pasho

Siguria ushqimore, Rama: Nga e hëna do sekuestrohet çdo bulmet

Kryeministri Edi Rama, në takimin me përfaqësuesit vendorë, tha se nga e hëna do të sekuestrohen shishet e qumështit dhe çdo bulmet tjetër që është pa faturë.

Ai tha se nuk do të ketë më paralajmërime, pasi në këtë stinë ku temperaturatë janë të larta, këto produkte mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

‘Drejtoria e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë më, sepse nga java e ardhmes do të konfiskohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë, është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor është edhe e rrezikshme në këtë fazë të vitit dhe me këto temperatura të larta, sepse mund të shkaktojë helmime që mund të evitohen. Nga e hëna e ardhshme nuk kemi më paralajmërime për vetëm sekuestrime në dyqane dhe në tregje’, tha ai.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat