Më shumë pushime dhe më pak vizita biznesi/ Si po ndryshon sjellja e shqiptarëve ndaj udhëtimeve?
Vitet e fundit, në Shqipëri është vënë re se turizmi është rritur ndjeshëm, duke e bërë vendin gjithnjë e më popullor. Por, nga ana tjetër, ajo që bie në sy shpesh sipas statistikave për lëvizjen e shtetasve, është se edhe shqiptarët kanë filluar të udhëtojnë gjithnjë e më shumë, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Turizmi dhe pushimet janë kthyer në prioritetin kryesor të shqiptarëve, veçanërisht brenda vendit, sipas INSTAT.
Numri i shqiptarëve që udhëtojnë për pushime është rritur ndjeshëm që nga viti 2019, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Rritja më e madhe u vu re në vitet 2020 dhe 2021, ndoshta si pasojë e riorganizimit të prioriteteve gjatë pandemisë COVID-19. Nga viti 2023 në 2024, pushimet brenda vendit kanë arritur nivelin më të lartë (54.1%), duke reflektuar një orientim të shtuar drejt turizmit të brendshëm.
Udhëtimet për qëllime biznesi kanë qenë përgjithësisht të ulëta dhe të paqëndrueshme gjatë gjithë periudhës 2019–2024. Viti 2021 paraqet një përjashtim, kur udhëtimet jashtë vendit për biznes arritën kulmin në 10.5%. Megjithatë, që prej atëherë trendi ka qenë në rënie. Kjo mund të shpjegohet me kalimin drejt takimeve virtuale, të cilat po marrin gjithnjë e më shumë përparësi.
Kategoria e udhëtimeve për të vizituar të afërm dhe miq pësoi një rënie të ndjeshme në vitin 2020 (veçanërisht për udhëtimet jashtë vendit), gjë që lidhet drejtpërdrejt me kufizimet e pandemisë. Megjithatë, nga viti 2021 e tutje, kjo kategori është rikuperuar gradualisht dhe në vitin 2024 ka shënuar një rritje të ndjeshme në udhëtimet jashtë Shqipërisë (46.1%).
Kategoria “Të tjera” ka shënuar një luhatje të lehtë, por në përgjithësi është në rënie. Në vitet 2020 dhe 2021 pati rritje, gjë që ndoshta lidhet me arsye të pazakonta udhëtimi gjatë kohës së pandemisë. Që nga viti 2022, kjo kategori ka ndjekur një trend zbritës, duke u rikthyer në nivelet e para krizës.

Inspektoriati i Punës inspektime në 772 subjekte - Në qershor, u kontrolluan mbi 16 mijë vende pune
Inspektoriati Shtetëror i Punës, ka shtuar kontrollet në vendete punës si dhe në subjekte të ndryshme. Referuar të dhënave, në qërshor, janë kontrolluar......

Thellohet varësia ushqimore ndaj të huajve - Studimi, rriten importet me mbi 21 mijë ton. Kërkohen incentiva
Vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje të vazhdueshme të importeve të produkteve ushqimore, për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke i bërë......

Pezullohen inspektimet e pamiratuara të AKU-së - Ministrja Denaj: Do të nisë vlerësimi i inspektorëve
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë një takimi me rektorin dhe profesorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, njoftoi se është......

Raporti paraprak i tragjedisë së AirIndia: Dyshohet se njëri nga pilotët fiku motorët!
Një raport paraprak i publikuar së fundmi nga hetuesit indianë të aksidenteve përshkruante konfuzion në kabinën e pilotit pak para se një avion i Air India......

Plani i qeverisë, arsim modern e gjithëpërfshirës - Kurikulat, afër tregut të punës dhe më shumë teknologji në shkolla
Në fushën e arsimit, në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028, Ministria e Arsimit dhe Sportit do të financojë me prioritet: Rritjen e numrit të fëmijëve që......

Ku fitohen më shumë para nga Airbnb? - Bregu dominon, qytetet e brendshme mbeten pas
Turizmi vazhdon të sjellë jo vetëm pushues, por edhe fitime të majme për pronarët e banesave në bregdet. Vlorë dhe Durrësi rezultojnë dy kampionët e......

Energjia diellore udhëheq Evropën - Shënon rekord historik për muajin qershor, me mbi 22% të totalit
Energjia diellore u bë burimi kryesor i energjisë elektrike në Evropë në qershor, për herë të parë për një muaj të plotë, duke kontribuuar me 22.1% të......

Gjermania planifikon të blejë avionë luftarakë nga SHBA - Vendimi vjen pas tensioneve me Francën për projektin e përbashkët
Gjermania planifikon të blejë 15 avionë luftarakë shtesë F-35, raportoi Politico, duke cituar persona të njohur me çështjen. Ky veprim do të rriste flotën......