Thellohet varësia ushqimore ndaj të huajve - Studimi, rriten importet me mbi 21 mijë ton. Kërkohen incentiva
Vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje të vazhdueshme të importeve të produkteve ushqimore, për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke i bërë konsumatorët më të varur ndaj produkteve të huaja.
Ndër arsyet e thellimit të bilancit tregtar midis eksporteve dhe importeve, përmenden kapacitetet e kufizuara të prodhimit vendas për disa kultura dhe produkte blegtorale; Ndryshimet në kërkesën e konsumatorëve për produkte të përpunuara, me cilësi dhe origjinë të ndryshme; Mungesa e investimeve në përpunimin dhe magazinimin e prodhimeve vendase; Luhatjet klimatike dhe sezonaliteti që ndikojnë në stabilitetin e prodhimit vendas.
Sipas një studimi të “ALTAX”, në kontrast me eksportet, importet agro-ushqimore shënuan rritje të moderuar, si pasojë e rënies së prodhimit vendor, ndryshimit të stilit të konsumit dhe shtimit të kërkesës nga turizmi.
Importet u rritën nga 872.676 tonë në 2023 në 894.381 tonë në 2024, me një shtesë prej mbi 21.700 tonë.
Studimi nënvizon se kjo tendencë tregon një rritje të varësisë nga tregjet ndërkombëtare, sidomos për produkte të përpunuara, bulmet të standardizuar, mish dhe produkte të peshkut. Efekti ekonomik është dyfish, rritje e deficitit tregtar dhe presion mbi prodhuesit vendas që përballen me konkurrencë të lartë nga importet me kosto më të ulët, por shpesh cilësi të diskutueshme.
Referuar dokumentit, balanca tregtare e sektorit agro-ushqimor mbetet negative dhe në përkeqësim. Për çdo njësi produkti të eksportuar, Shqipëria importon më shumë se dy njësi, duke reflektuar një dobësi në kapacitetin prodhues dhe përpunues vendas.
Studimi del në konkluzion se përmbysja e këtij trendi kërkon masa të menjëhershme, përfshirë: incentivim të certifikimit dhe përpunimit lokal, investime në logjistikë dhe zinxhirin e ftohtë, politika promovuese për produktet me origjinë të mbrojtur (IG/IGP), ndihmë teknike dhe financiare për akses në tregjet ndërkombëtare.

Pezullohen inspektimet e pamiratuara të AKU-së - Ministrja Denaj: Do të nisë vlerësimi i inspektorëve
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë një takimi me rektorin dhe profesorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, njoftoi se është......

Raporti paraprak i tragjedisë së AirIndia: Dyshohet se njëri nga pilotët fiku motorët!
Një raport paraprak i publikuar së fundmi nga hetuesit indianë të aksidenteve përshkruante konfuzion në kabinën e pilotit pak para se një avion i Air India......

Plani i qeverisë, arsim modern e gjithëpërfshirës - Kurikulat, afër tregut të punës dhe më shumë teknologji në shkolla
Në fushën e arsimit, në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028, Ministria e Arsimit dhe Sportit do të financojë me prioritet: Rritjen e numrit të fëmijëve që......

Ku fitohen më shumë para nga Airbnb? - Bregu dominon, qytetet e brendshme mbeten pas
Turizmi vazhdon të sjellë jo vetëm pushues, por edhe fitime të majme për pronarët e banesave në bregdet. Vlorë dhe Durrësi rezultojnë dy kampionët e......

Energjia diellore udhëheq Evropën - Shënon rekord historik për muajin qershor, me mbi 22% të totalit
Energjia diellore u bë burimi kryesor i energjisë elektrike në Evropë në qershor, për herë të parë për një muaj të plotë, duke kontribuuar me 22.1% të......

Gjermania planifikon të blejë avionë luftarakë nga SHBA - Vendimi vjen pas tensioneve me Francën për projektin e përbashkët
Gjermania planifikon të blejë 15 avionë luftarakë shtesë F-35, raportoi Politico, duke cituar persona të njohur me çështjen. Ky veprim do të rriste flotën......

Greqisë i mungojnë ekspertë IT - Renditet e fundit në BE për numrin e specialistëve të teknologjisë
Ndërsa transformimi digjital dhe investimet kanë qenë në qendër të vëmendjes vitet e fundit, gjetja e talenteve, sidomos në sektorin e teknologjisë së......

IEA: Tregu i naftës, i kufizuar - Agjencia parashikon tepricë të ofertës për vitin 2025
Tregu botëror i naftës mund të jetë më i kufizuar se sa duket, pavarësisht një balance furnizimi dhe kërkese që tregon tepricë, tha Agjencia Ndërkombëtare e......