Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2025, 14:45

“Zhdukja” e bizneseve të vjetra - Orëndreqësi: Nëse nuk trashëgohet, puna ime rrezikon mbylljen

Nga Diamila Leka

“Zhdukja” e bizneseve të vjetra - Orëndreqësi:

Në çdo qytet të Shqipërisë, diku mes ndërtesave të reja, apo lokaleve modern fshihen ende, apo janë dhe biznese apo punishte të cilat tashmë mund të konsiderohen si një kujtim, të cilat mund t’i përkasin një kohe tjetër.

Për dekada me radhë, këto punishte janë mjeshtëruar nga duart e mjeshtërve të cilët i kanë hapur këto punishte, por aktualisht rrezikojnë të mbeten pa trashëgimtarë. Brezi që i hapi, po plaket. Ndërsa brezi  i ri, tashmë ka zgjedhur një tjetër rrugë.”

Të rinjtë, pothuajse nuk preferojnë aspak të punojnë këpucarë, orëndreqës, apo dhe rrobaqepës, kjo për shkak se mund të konsiderohen si punë të “rëndomta.”

Nazmi Sula – Orëndreqës:

“Kam filluar këtë zanat që 15 vjeç dukeriparuar orat e xhepit zakonisht, ishin ora shekullore në atë kohë. Orat e murit, u shtua pasioni shumë për orat. Shikoja orëndreqësit në Tiranë që punonin, shkoja aty. Doja t’i shihja si punonin, sepse unë jam autodidakt, e kam mësuar vetë zanati.”

Sipas Nazmi Sulës, i cili prej viteve ’90 ka nisur të ushtroj këtë zanat, ja ka mësuar edhe djalit të tij. Ai thekson se ky biznes nëse nuk do të trashëgohet, do të zhbëhet.

“Djalit ja mësova që kur ishte i vogël, filloi të riparoj, filloi të ndërhyj te ora pastaj vazhdoi shkollën e lartë për muzikë, i doli lotaria për në Amerikë, dhe punon kamarier në Amerikë. Ndoshta një ditë mund t’i kthehet.”

Por sa fitimprurës janë këto biznese?

“Për fitimprurëse, me shifra nuk ta them dot por unë me këtë zanat kam rrit fëmijët, edhe i kam rritur, i kam edukuar, i kam shkolluar. Dhe arrita të blija biznesin tim, të bëj edhe një shtëpi vetëm me këtë zanat. Por i jam përkushtuar nga mëngjesi, deri në darkë.”

Mesazhi që ka për të rinjtë, është se këto zanate nuk duhen paragjykuar apo nënvlerësuar, sepse një ditë do të jenë zanate shumë të kërkuara si dhe me shumë të ardhura.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat