Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2025, 14:42

Projektligji i Barazisë Gjinore, fuqizim ekonomik për gratë - Çela: Njihet puna e papaguar. Integrimi në zonat rurale

Nga Fabjona Pasho

Projektligji i Barazisë Gjinore, fuqizim ekonomik për gratë -

Në Kuvend kanë nisur diskutimet e Projektligjit për Barazinë Gjinore. Erisa Çela, drejtore programi pranë UN Woman thotë se ky projektligj I përgjigjet nevojave të epokës dhe për herë të parë njihet puna e papaguar për gratë.

Një tjetër element I rëndësishëm I projektligjit është edhe fuqizimi I grave në zonat rurale dhe integrimit të tyrenë tregun e punës.

Projektligji ka edhe aspekte të tjera, sa I përket fuqizimit ekonomik të gruas.

Që prej daljes për konsultim publik të këtij projektligji, diskursi është ndalur tek diskutimet e pafundme për çështjen e gjinive, duke nxitur debate,duke lënë pas dore aspektet e rëndësishme ekonomike dhe sociale që përmban drafti.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat