Shqipëria Postuar më 19 Mars 2026, 14:03

Çmim tavan për karburantet? - Karakaçi: Po monitorojmë tregun, kemi gati Bordin e Transparencës

Nga Elisabeta Dosku

Çmim tavan për karburantet? - Karakaçi: Po monitorojmë

Rritja e aktuale e çmimit të naftës në Shqipëri, ende nuk konsiderohet aq problematike sa për të ndërhyrë në treg. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se nuk është zgjidhje ndërhyrja në taksën e qarkullimit.

Sipas tij,  tregu po monitorohet në vijimësi dhe më pas do të merret një vendim nëse do të rikthehet në funksion Bordi i Transparencës.

“Ne jemi duke ndjekur me të gjitha grupet e interesit, jemi duke ndjekur në mënyrë dinamike tregun e karburanteve, patjetër ka modele të ndryshme, ajo që ne kemi vendosur është vendosja e një çmimi tavan nëse do rifillojë funksionin Bordi i Transparencës, por ende nuk është marrë një vendim”.

Sipas Ministrit, Shqipëria nuk do të ketë probleme me furnizimin me naftë në Shqipëri për shkak të Ngushticës së Hormuzit.

“Ne po e shikojmë në dinamikë, sepse produkti sot ka dy elemente që shikohet në kohën e krizës. E para a ka mungesë në treg dhe nga informacionet që kemi ne, Ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem furnizimi, sepse mbi 90 për qind e furnizimit, vjen nga rrugë të tjera. Ende s’është vendosur ngritja e bordit të transparencës”.

Qeveria miratoi në mbledhjen e radhës vendimin për një marrëveshje financimi me BERZH dhe OSHEE, e garantuar me garanci sovrane nga Ministria e Financave, për financimin e Nënstacionit të Qendrës në Tiranë. 

Kjo marrëveshje është konsideruar si shumë e rëndësishme për vazhdimin e sigurisë së furnizimit të qytetit të Tiranës dhe për t’iu përgjigjur ritmit të zhvillimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat