Shqipëria Postuar më 8 Tetor 2025, 11:00

Mbrojtja e pronësisë intelektuale/ Administrata Doganore vijon kontrollet kundër kontrabandës dhe falsifikimit

Nga Edel Strazimiri

Mbrojtja e pronësisë intelektuale/ Administrata Doganore vijon

Gjatë ditëve të fundit, Administrata Doganore informon se ka vijuar me intensitet kontrollet ndaj mjeteve të transportit dhe mallrave në qarkullim, në funksion të zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe parandalimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar dhe bllokuar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar:

• Artikuj veshjesh dhe aksesorësh të markave si Polo, Stone Island, Louis Vuitton, Dior, Chloe, Tommy Hilfiger, Hugo, Prada, Gucci, Moncler, Burberry, Calvin Klein, Loro Piana e të tjera;

• Artikuj sportivë dhe komplete veshjesh me marka si Nike, Adidas, Lacoste, Oysho, Zara, Boss, Armani etj.;

• Parfume të markave të njohura si Dior, Gucci, Tom Ford, Valentino, Prada, Armani e të tjera.

Një pjesë e mallrave të konstatuara u bllokuan për shkak të dyshimeve për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale, ndërsa një pjesë tjetër për mospërputhje me dokumentacionin e deklaruar.

Mallrat janë magazinuar në pritje të përfundimit të procedurave administrative dhe vlerësimit përfundimtar nga njësitë përgjegjëse.

Administrata Doganore Shqiptare mbetet e angazhuar në mënyrë të pandërprerë në luftën kundër kontrabandës dhe falsifikimit, duke mbrojtur tregun vendas, bizneset e rregullta dhe konsumatorët shqiptarë.

 

 

Shqipëria 8 Tetor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të lehtë të kuotës në raport me fillimin e javës duke u blerë sot me 82.7 lekë dhe duke u shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat