Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, drejt ndërtimit - BERZH kalon në fazën e dytë të tenderit për projektin 368 mln euro

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka kaluar në fazën e dytë të tenderit për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, duke ftuar kompanitë që kanë kaluar fazën e parakualifikimit të dorëzojnë ofertat teknike e financiare.
Emrat e subjekteve që kaluan fazën e parë nuk janë bërë publike, teksa më herët TV SCAN mësoi se ishin 16 kompani nga Evropa dhe Azia që kishin shprehur interes për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore. Në listën e aplikantëve përfshihen kompani nga Turqia, Italia, Kina dhe India, si dhe disa konsorciume ndërkombëtare që garojnë në formë joint venture, duke bashkuar kapacitetet teknike dhe financiare për të përmbushur kriteret e kërkuara.
Sipas rregullave të BERZH, vetëm kompanitë që kanë kaluar fazën e parakualifikimit do të mund të paraqesin ofertat e tyre për t’i hapur rrugë përzgjedhjes së fituesit. Dokumentet do të duhet të paraqiten deri në datën 1 shkurt 2026.
Autoritetet kanë konfirmuar se qëllimi është që fazat e mbetura të prokurimit të përfundojnë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke e konsideruar vitin 2030, si ende realist për përfundimin e plotë të linjës hekurudhore.
Ky projekt, me vlerë totale 368 milionë euro, është ndër më të rëndësishmit në kuadër të modernizimit të transportit hekurudhor në vend. Ai bashkëfinancohet nga BERZH, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe një granti nga Bashkimi Evropian.
Punimet do të përfshijnë rehabilitimin e rreth 120 kilometrave hekurudhë ekzistuese, duke mundësuar shpejtësi operimi deri në 120 km/orë.
Kërkesa e SPAK-ut për Kuvendin - Rama: Nuk do ta shqyrtojmë, çështja në Kushtetuese më 22 janar
Në podkastin "Flasim'', kryeministri Rama ka folur për kërkesën e SPAK-ut për Kuvendin. Duke e konsideruar ekstrem dhe antidemokratik kërkesën e pezullimit të......
Zbuloni “malet” në Klos dhe Vaun e Dejës - Shpallen 15 zonat me përparësi zhvillimi, harta e plotë
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Klos dhe Vau i Dejës. Në mbështetje......
Shqipëria drejt ekonomisë digjitale - BSH: Debitimet përbëjnë shumicën e transaksioneve elektronike të biznesit dhe individëve
Gjatë vitit 2025, gjithnjë e më shumë pagesa janë kryer përmes kanaleve elektronike të bankave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bizneset kanë......
Bizneset digjitale, detyrim për raportim - Direktiva e BE/ Sistemi bëhet funksional në vitin 2027
Administrata Tatimore ka përmbyllur fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, një akt i rëndësishëm i Bashkimit......
Grekët, “të mbingarkuar” me punë - Një në pesë persona punon mbi 47 orë në javë
Të dhënat e Autoritetit Statistik Grek (ELSTAT) nga Anketa e Forcës Punëtore për tremujorin e tretë të vitit tregojnë se puna për më shumë se një punëdhënës......
3,4 miliardë lekë për Shkodrën - Buxheti 2026, Beci: 80% më shumë investime dhe shërbime
3,4 miliardë lekë do të jetë buxheti i Bashkisë Shkodër për vitin 2026. Me 30 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim, Këshilli i Bashkisë Shkodër miratoi......
Subjektet nën lupën e Inspektoratit të Punës - Qindra kontrolle, evidentohen dhjetëra shkelje gjatë muajit nëntor
Gjatë muajit nëntor, Inspektorati Shtetëror i Punës ka intensifikuar kontrollet në tregun e punës, me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit dhe......
Çmimi për prodhuesit e energjisë - Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh
Energjia elektrike e prodhuar nga prodhuesit me përparësi do të blihet nga shteti me çmimin 10 lekë /kWh edhe gjatë vitit 2026. Enti Rregullator i Energjisë......





