“Depolitizim i administratës zgjedhore” - Gonzato dhe Celibashi japin rekomandimet për reformën

“Palët duhet të krijojnë një produkt të mirë”. Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato teksa foli për rëndësinë e reformës zgjedhore. Gonzato e cilësoi këtë si një aspekt kyç në rrugën e integrimit të Shqipërisë.
“Reforma Zgjedhore përfaqëson një hap të mirë drejt integritetit zgjedhor. Nxisim palët për reformë gjithëpërfshirëse, duhet një produkt i mirë. KQZ ka marrë hapa të rëndësishëm në analizën paszgjedhore dhe ka paraqitur disa propozime. Depolitizimi është thelbësor. Reforma zgjedhore është pjesë domethënëse e rrugëtimit dhe zotimit që ka Shqipëria në grup kapitullin e parë për anëtarësimin në BE, e para që hapet dhe e fundit që mbyllet”, tha Gonzato.
Kryekomisioneri Shtetëror I Zgjedhjeve,Ilirian Celibashi, në fjalën e tij ngriti shqetësimin për administratën e patrajnuar zgjedhore, si edhe përfaqësimin e lartë politik. Ai e cilësoi të rëndësishëm bahskëpunimin me BE në këtë aspekt.
“KQZ në bashkëpunim me BE dhe Ke të punojnë për këtë çështje që është trajnimi i administratës zgjedhore. Kemi vuajtur prej vitesh që administrata zgjedhore në vend, pas çdo përpjekje, asnjëherë nuk i ka përmbushur pritshmëritë e votuesve për të performuar në mënyrë profesionale dhe transparente. Tani mesa duket edhe momenti politik e social i Shqipërisë në prag të bërjes pjesë në BE, ka sjellë edhe mundësinë që për një çështje të rëndësishme në kuadër të procesit zgjedhor, të punojmë së bashku mbi këtë projekt. Historia jo vetëm për zgjedhjet e fundit, ka treguar që administrata zgjedhore, nuk siguron të gjitha garancitë që duhet të sigurojë në lidhje me administrimin transparent të rocesit zgjedhor. Dominimi vetëm nga partitë politike të administrimit të zgjedhjeve, ka krijuar handikapin e vet në lidhje me standardin profesional. Është me rendësi të dorës së parë, që kjo çështje të jetë ndër të parat që duhet të adresohet.
Nuk them që partitë politike të zhvishen tërësisht nga interesi dhe mundësia për të qenë pjesë e administrimit, por jo si ost që 100% procesi administrohet prej tyre. Kur ne të jemi dakordësuar kur të kemi një trupë gati për përhershme, të lidh nevoja që të punohet për trajnimin e duhur të kësaj trupe apo kushdo që angazhohet.
Synojmë me mbështetjen e BE që ta ndërtojmë këtë qendër të trajnimit të administrata zgjedhore, ku synojmë qëndrueshmi dhe stabilitet. Jemi të ndërgjegjshëm që është procesi është i vështirë dhe do të marri kohën e vet. Do të kërkojnë mbështetjen dhe të partive politike. Për fat dihet se dhe ato e kanë kuptuar që mënyra sesi administrata është e organizuar dhe ajo që jep, ka nevojë të ndryshohet dhe i mbështesin të paktën ajo çka kemi konstatuar, përpjekjet e KQZ dhe të partnerëve”, u shpreh Celibashi.
Diskutimi u zhvillua në aktivitetin prezantues të projektit të ri të Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri”.
Tirana, qendra botërore e sigurimeve - Për herë të parë, Konferenca vjetore e IAIS. Kaçi: Në fokus, qëndrueshmëria e tregut
Po mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca Vjetore e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarja më e rëndësishme në fushën......
Gonzato për hetimet ndaj Ballukut: Nuk mund të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ndaj......
“Buxheti 2026 financon Shqipërinë në BE” - Kryenegociatorja Dhuka: Ekonomia shqiptare po bëhet gati për tregun evropian
Buxheti i shtetit për vitin 2026 parashikon financime për një sërë masash të cilat synojnë përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin......
Çfarë parashikohet në buxhetin 2026 për mjedisin? Nga ajër më i pastër, te më shumë zona të mbrojtura dhe riciklim efikas
Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një rritje të konsiderueshme të investimeve në sektorin e mjedisit. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 3.1 miliardë lekë......
Flota rrugore shqiptare po modernizohet - DPSHTRR: Janar-Tetor, rreth 83 mijë automjete të reja të regjistruara
Tregu kombëtar i automjeteve po përjeton një zgjerim të dukshëm dhe të qëndrueshëm, duke reflektuar modernizimin e infrastrukturës rrugore si dhe rritjen e......
Italia planifikon masa kundër platformave “online” - Taksë për pakot me vlerë të ulët. Synohet mbështetja e industrisë së modës
Italia planifikon të miratojë një taksë mbi pakot postare me vlerë të ulët që vijnë nga jashtë vendit, si pjesë e masave për të mbrojtur industrinë e modës......
Italia, partneri “besnik” i shkëmbimeve tregtare/ Rreth 27% e tregtisë së jashtme të Shqipërisë zhvillohet me këtë vend
Italia vazhdon të mbajë pozicionin e saj si partneri më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë, sipas të dhënave për periudhën 2005-2025. Tregtia dypalëshe ka......
SHBA i thotë “lamtumirë” monedhës 1 cent - Ndalimi i prodhimit pritet të kursejë 56 milionë dollarë në vit
Kreu i Thesarit në SHBA, Brandon Beach, vizitoi fabrikën e Filadelfias për të mbikëqyrur prodhimin e fundit të monedhës 1 cent, duke mbyllur 232 vite të......





