Shqipëria Postuar më 13 Nëntor 2025, 11:10

“Buxheti 2026 financon Shqipërinë në BE” - Kryenegociatorja Dhuka: Ekonomia shqiptare po bëhet gati për tregun evropian

Nga Elisabeta Dosku

“Buxheti 2026 financon Shqipërinë në BE” -

Buxheti i shtetit për vitin 2026 parashikon financime për një sërë masash të cilat synojnë përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryenegociatorja e Shtetit, Majlinda Dhuka, theksoi se Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë dhe sistematikë drejt integrimit në BE dh më datën 17 Nëntor përmbyllet faza e çeljes së negociatave për të 33 kapitujt, proces i cili ka marrë rreth 1 vit.

“Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë dhe sistematik drejt ambicies për të përmbushur kriteret për anëtarësim brenda kësaj dekade. Brenda një viti çelëm negociatat për 5 fusha kryesore dhe të hënën çelim negociatat për grupin e fundit të kapitujve bujqësi, siguri ushqimore dhe zhvillim rajon. Me konferencën që do mbahet në Bruksel Shqipëria përmbyll fazën e çeljes së negociatave për 33 kapitujve në një vit. Një proces i paprecedentë në rrugën e anëtarësimit në BE”.

Sipas Kryenegociatores Dhuka, buxheti përgatit pothuajse të gjithë sektorët për hyrjen në tregun e madh të Bashkimit Europian.

“Një prioritet i dytë i këtij buxheti është përgatija e ekonomisë shqiptare, energji, bujqësi, digjitalizim për hyrjen në tregun e përbashkët të BE, duke rritur konkurrueshmërinë e shërbimeve dhe produkteve shqiptare, për të rritur eksportet dhe vlerën teksa hymë në një treg me 500 mln konsumator siç është tregu i BE dhe ky treg përbën një nga burimet e rritjes për Shqipërinë. Negociatat po zhvillohen në një periudhë kur Shqipëria rritet ekonomikisht dhe përmirëson kuadrin ekonomik”.

Nga ana tjetër, sipas Kryenegociatores, Shqipëria po zbaton aktualisht edhe planin e rritjes ekonomike, e cila e ndihmon ekonominë shqiptare për të hyrë në tregun e përbashkët të BE. Në 8 muaj Shqipëria ka arritur të sigurojë një progres të mirë në një numër reformash ekonomike, duke siguruar një mbështetje të parë financiare prej 163 milionë euro nga ky plan, nga 922 milionë euro që është mundësia deri në vitin 2027.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat