Shqipëria Postuar më 13 Nëntor 2025, 10:08

Dobësohet Dollari amerikan – Franga zvicerane forcohet sërish!

Nga Edel Strazimiri

Dobësohet Dollari amerikan – Franga zvicerane forcohet sërish!

Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të kuotës këtë mëngjes edhe pse me një ndryshim të lehtë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 82.9 lekë dhe duke u shitur me 84 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pasur lëvizje të ndjeshme të kuotës pasi vijon të blihet edhe sot me 96.3 lekë dhe të shitet me 97 lekë në raport me dje.

Franga zvicerane sakaq ka shënuar rritje të vlerës këtë të enjte duke u blerë sot me 103.8 lekë dhe duke u shitur me 104.9 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Paundi britanik ndërkaq nuk është luhatur ndjeshëm nga dita e mërkurë pasi është blerë sot me 108.7 lekë dhe është shitur me 110 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat