Italia planifikon masa kundër platformave “online” - Taksë për pakot me vlerë të ulët. Synohet mbështetja e industrisë së modës

Italia planifikon të miratojë një taksë mbi pakot postare me vlerë të ulët që vijnë nga jashtë vendit, si pjesë e masave për të mbrojtur industrinë e modës nga importet e lira, kryesisht nga Kina. Kjo nismë synon platformat online si Shein dhe Temu.
Ministria e Industrisë njoftoi se masat do të hyjnë në fuqi deri në fund të këtij viti. Partitë qeverisëse të Italisë planifikojnë të aplikojnë taksën për dërgesat me vlerë më pak se 150 euro, në përputhje me një propozim që diskutohet në nivel BE-je.
Ministria e Ekonomisë kërkoi një vendosje më të shpejtë të taksës së zgjeruar evropiane, duke theksuar se duhet të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe jo më 2028 siç është planifikuar aktualisht. Burimet zyrtare theksuan nevojën për rregulla evropiane të forta dhe të shpejta për të ndaluar agresionin e huaj që po pushton tregun me produkte të lira dhe të pakontrolluara.
Autoritetet e doganave të BE-së trajtuan rreth 4.6 miliardë pako me vlerë të ulët të blera online në vitin 2024, 91% prej të cilave vinin nga Kina, duke shënuar një rritje të dyfishtë krahasuar me vitin 2023.
Masa italiane pritet të formalizohet si një ndryshim në ligjin e buxhetit për vitin e ardhshëm gjatë javëve në vijim.
Federata italiane e modës, Federazione Moda Italia-Confcommercio, e mirëpriti këtë propozim, duke e cilësuar si një hap përpara drejt frenimit të modës së shpejtë. Federata vlerësoi qëndrimin e qeverisë për të trajtuar impaktet ekonomike dhe mjedisore. Sipas tyre, kjo lloj mode gjithashtu shteron burime të konsiderueshme nga ekonomia dhe arkat e shtetit.
Italia, partneri “besnik” i shkëmbimeve tregtare/ Rreth 27% e tregtisë së jashtme të Shqipërisë zhvillohet me këtë vend
Italia vazhdon të mbajë pozicionin e saj si partneri më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë, sipas të dhënave për periudhën 2005-2025. Tregtia dypalëshe ka......
SHBA i thotë “lamtumirë” monedhës 1 cent - Ndalimi i prodhimit pritet të kursejë 56 milionë dollarë në vit
Kreu i Thesarit në SHBA, Brandon Beach, vizitoi fabrikën e Filadelfias për të mbikëqyrur prodhimin e fundit të monedhës 1 cent, duke mbyllur 232 vite të......
Dobësohet Dollari amerikan – Franga zvicerane forcohet sërish!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të kuotës këtë mëngjes edhe pse me një ndryshim të lehtë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 82.9 lekë dhe duke u......
Presidenti bullgar vendos veton për rafinerinë e naftës - Kundërshton ndryshimet ligjore që mundësonin shitjen e objektit
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka vendosur veton ndaj ndryshimeve ligjore që do t’i jepnin kompetenca shtesë një administratori të emëruar nga qeveria......
Energjia e erës “fluturon” në 2025 - Instalimet globale rriten me 64% në gjysmën e parë të vitit
Instalimet globale të energjisë me erë janë rritur me 64% në gjysmën e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas raportit......
100,000 shtëpi greke përfitojnë nga paketa e ngrohjes - Programi me vlerë 647 mln euro mbulon deri në 60% të kostove
Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë publikoi listën e parë të familjeve që do të përfitojnë nga programi kombëtar për modernizimin e sistemeve të......
Google, 5.5 miliardë euro për IA në Gjermani - Investimi do të rrisë PBB-në gjermane me 1 miliard euro në vit
Gjiganti i teknologjisë Google njoftoi një paketë investimi prej 5.5 miliardë eurosh në gjermani, që do të shtrihet deri në vitin 2029, me synimin për të......
Trump nënshkruan ligjin - I jep fund bllokimit më të gjatë qeveritar në historinë e SHBA-së
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi ligjin që i jep fund bllokimit më të gjatë qeveritar në historinë e Shteteve të Bashkuara, vetëm pak orë pasi......





