Shqipëria Postuar më 13 Nëntor 2025, 11:20

Gonzato për hetimet ndaj Ballukut: Nuk mund të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore

Nga SCAN TV

Gonzato për hetimet ndaj Ballukut: Nuk mund të dënosh

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ndaj Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

I pyetur në emisionin “Top Story” lidhur me hetimin e nisur nga SPAK për nr. 2 të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku, ambasadori i BE është përgjigjur:

“Ne kemi një politikë për të mos komentuar çështjet në hetim. Sepse një nga parimet që rregullon gjyqësorin është prezumimi i pafajësisë. Pra, nuk mund të fillosh të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore".

Qëndrimi i ambasadorit të BE vjen në një moment kur opozita ka shtuar sulmet në drejtim të Zëvendëskryeministres, pas akuzës së SPAK për tunelin e Llogarasë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat