Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2025, 12:34

2300 biznese, jo më furnizim nga OSHEE - Gjenerali: Klientët e tensionit 6 kV në treg të lirë, FTL garanton çmime konkurruese

Nga Ola Mitre

2300 biznese, jo më furnizim nga OSHEE - Gjenerali: Klientët e

Tregu i liberalizuar i energjisë elektrike do të zgjerohet vitin e ardhshëm me klientët e lidhur në tensonin 6 kV. Administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group Albi Gjenerali bëri me dije se janë 2300 binese të lidhur në këtë nivel tensioni, që do të kenë të drejtë të zgjedhin vetë furnizuesin e tyre të energjisë.

“Në portofolin aktual kemi rreth 4000 klientë në rrjetin 35, 20 dhe 10 kV dhe presim edhe 2300 klientët e rinj, që dalin në treg të lirë nga 1 janari i vitit 2026 të jenë pjesë e portofolit tonë. Patjetër, pjesa më e madhe e tyre do të jetë sepse ne i garantojmë një çmim stabël përgjatë gjithë vitit të tyre të furnizimit, gjë që i bën ata të marrin masat ekonomike, teknike, financiare për të qenë edhe ata më stabël në bizneset e tyre”, - tha ai.

Sipas Gjeneralit, liberalizimi i tregut të energjisë ka sjellë përfitime të ndërsjelljta, si për Furnizuesin e Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, ashtu edhe për bizneset që mund të sigurojnë oferta konkurruese.

“Ka qenë shumë pozitive edhe për barrën publike, në kuptimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal sepse tashmë këta klientë që le të themi i kanë të gjitha kapacitetet  për të siguruar një energji me çmim, mbase edhe më konkurrues se Furnizuesi i Mundësisë së Fundit , nuk janë më barrë e shtetit për t’i furnizuar me anë të shërbimit universal, që është një shërbim që shihet si i domosdoshëm, kritik për të gjithë qytetarët dhe bizneset të vogla dhe të mesme, le të themi”, - tha Gjenerali.

Liberalizimi i tregut të energjisë po kryhet gradualisht, ku pas klientëve të lidhur në tensonin 35 kV, në tregun e lirë dolën plotësisht klientët e lidhur në rrjetin 20kV duke vijuar me konsumatorët e lidhur në 10kV, që shkëputën marrëdhëniet me OSHEE-në nga 1 janari i këtij viti.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat