Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2025, 11:34

“135 mijë transaksione në ditë” - Balluku: Posta Shqiptare, me inovacione

Nga Fabjona Pasho

“135 mijë transaksione në ditë” - Balluku: Posta

Posta Shqiptare kryen 135 mijë transanksione në ditë, në 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e konsideroi një nga shoqëritë publike më të rëndësishme.

“Posta Shqiptare është nga shoqëritë më të rëndësishme që Ministria e Ekonomisë ka në varësinë e saj, por nga ana tjetër një nga kompanitë molekulare shtetërore dhe ofrohen me mijëra shërbime gjatë ditës, duke e bërë këtë një nga ndërmarrjet më vitale në vendin tonë, që i shërben çdo cepi, që i shërben për shërbimet postare, por nga ana tjetër edhe për shërbimet financiare. Vitet e fundit janë bërë disa inovacione që kanë reformuar shërbimet në Postën Shqiptare. Megjithatë ne presim shumë më shumë.

Aktualisht, ofrohen 51 shërbime financiare, 20 shërbime postare dhe mesatarja e transaksioneve ditore shkon deri në 65 mijë transaksione financiare dhe 70 mijë transaksione postare, duke bërë bërë një total të 135 mijë transaksione ditore”, tha Balluku

Balluku e vuri theksin edhe te ruajtja e traditës së filatelisë, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe historike të Postës Shqiptare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat