Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2025, 10:22

Nga papunësia, drejt integrimit - Gjatë 9 muajve të këtij viti mbi 9000 punëkërkues janë punësuar

Nga Ernilda Luzi

Nga papunësia, drejt integrimit - Gjatë 9 muajve të këtij

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar statistikat për 9- mujorin e parë të vitit 2025, të cilat dëshmojnë një tendencë pozitive në tregun e punës.

Sipas të dhënave, 19.158 punëkërkues të regjistruar në zyrat e punës janë sistemuar në pozicione të ndryshme pune, falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe programeve të ndërmjetësimit të punës.

Një vëmendje e veçantë u është kushtuar grupeve vulnerabël, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të përpjekjeve institucionale për përfshirje të barabartë në tregun e punës. Sipas shifrave zyrtare, 11.297 gra dhe vajza janë punësuar; 7. 354 të rinj deri në moshën 29 vjeç kanë gjetur punë, si rezultat i programeve të veçanta për integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Më tej, 1.506 përfitues të pagesës së papunësisë janë sistemuar në pozicione pune; 1.436 anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike janë përfshirë në tregun e punës, ndërkohë 909 persona nga komuniteti rom dhe egjiptian janë punësuar, duke reflektuar përpjekjet konkrete për përfshirje sociale dhe ekonomike të këtyre komuniteteve. Nga ana tjetër, 315 persona me aftësi të kufizuar janë integruar në tregun e punës, si pjesë e programeve për punësim të përshtatur për këto kategori.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, qëllimi mbetet fuqizimi i çdo punëkërkuesi dhe garantimi i mundësive të barabarta për integrim të qëndrueshëm në tregun e punës.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat