Muzeu i Madh Egjiptian “mirëpret” turistët - Hapet më 1 nëntor, dy dekada pasi fillimit të punimeve

Muzeu i Madh Egjiptian, i vendosur pranë piramidave të Gizës, po përgatitet për hapjen e shumëpritur më 1 nëntor, më shumë se dy dekada pasi filloi ndërtimi i tij.
Salla kryesore e hyrjes së muzeut, me shkallë të madhe të rrethuar nga statuja faraonike dhe një aneks tregtar pranë saj, u hap për publikun në shkurt 2023, ndjekur nga një “hapje provë” në tetor 2024.
Koleksioni shkëlqyes i thesareve të Mbretit Tutankhamun dhe anijet diellore të varrosura pranë Piramidës së Khufut mbeten ende mister për publikun, duke pritur hapjen e plotë të muzeut, që synon të bëhet një nga destinacionet më ikonike kulturore në botë. Zyrtarët egjiptianë thonë se disa udhëheqës botërorë priten të marrin pjesë në inaugurimin zyrtar.
Punimet për Muzeun e Madh Egjiptian datojnë që nga viti 1992, kur autoritetet caktuan një sipërfaqe prej 47 hektarësh pranë piramidave të Gizës për të ndërtuar një nga muzetë më të mëdhenj në botë. Guri i parë i themelit u vendos në 2002, dhe një vit më pas, firma Heneghan Peng Architects nga Irlanda fitoi konkursin ndërkombëtar për projektimin e muzeut.
Ndërtimi filloi midis viteve 2005 dhe 2008, i ndjekur nga hapja e Qendrës së Restaurimit në 2010. Objekti, i planifikuar fillimisht të hapej në 2012, përballoi vite vonesash për shkak të tejkalimeve të kostove dhe trazirave politike.
Burimet egjiptiane thonë se muzeu do të jetë më i madhi në botë i dedikuar ndaj qytetërimit të lashtë egjiptian, duke ekspozuar artefakte nga parahistoria deri në epokën greko-romake.
“135 mijë transaksione në ditë” - Balluku: Posta Shqiptare, me inovacione
Posta Shqiptare kryen 135 mijë transanksione në ditë, në 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e......
Mbi 6 mln ton mallra kaluan përmes porteve/ Durrësi vijon të jetë qendra e tregtisë detare
Në Shqipëri operojnë katër porte detare që shërbejnë për transportin e mallrave, ai i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Limjoni në Sarandë. Ndër to, Porti i......
Sa para mbahen në bankat shqiptare? - Rreth 1.45 trilionë lekë. Zhvlerësimi i euros, ndikim të lehtë te depozitat në valutë
Shqiptarët po depozitojnë më shumë para në bankë. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat e përfshira në paranë e gjerë......
Bizneset i rikthehen kreditimit në Shtator/ Huaja për individët dhe blerje banese vijon të zgjerohet më tej
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 901.6 miliardë lekë në Shtator të vitit 2025, me një rritje të......
Nga papunësia, drejt integrimit - Gjatë 9 muajve të këtij viti mbi 9000 punëkërkues janë punësuar
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar statistikat për 9- mujorin e parë të vitit 2025, të cilat dëshmojnë një tendencë pozitive në tregun......
Rezerva Federale e SHBA ul normat e interesit - Kreu i Fed paralajmëron: Mund të jetë ndryshimi i fundit për 2025
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara uli normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje dhe njoftoi se do të rifillojë blerjet e kufizuara të letrave me......
Saranda, “kryeqendra” e transportit detar për udhëtarët/ Gati gjysma e pasagjerëve të vendit udhëtuan nga ky port gjatë verës
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me anije gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 ka arritur në 1 milion e 10 mijë e 888 persona, sipas të dhënave më të......
Trump shpall marrëveshje me Kinën - Tarifat mbi importet kineze do të ulën në 47%
Presidenti amerikan Donald Trump u kthye në Uashington pas një takimi ballë për ballë me udhëheqësin kinez Xi Jinping në ditën e fundit të turit të tij në......




