Reduktimet e energjisë prekin bizneset - Dhoma e Tregtisë në Kosovë shpreh shqetësim

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për reduktimet e ashpra të energjisë elektrike që po aplikohen pothuajse në të gjithë vendin, duke theksuar pasojat serioze që kjo situatë po shkakton për bizneset.
Sipas Dhomës, gjatë ditëve të fundit një numër i madh i bizneseve anëtare kanë raportuar ndërprerje të shpeshta dhe të paplanifikuara të energjisë elektrike, të cilat po sjellin rritje të menjëhershme të kostove operative, humbje në prodhim dhe rrezik të vazhdueshëm të funksionimit të tyre.
Kjo gjendje, sipas Dhomës së Tregtisë, është përkeqësuar edhe më tej nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për 16.1 për qind për konsumatorët e rregulluar, si dhe nga dalja e mbi 1,300 bizneseve në tregun e hapur të energjisë. Këto zhvillime kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe po ndikojnë negativisht në konkurrueshmërinë e sektorit privat.
"Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve përgjegjës në sektorin energjetik që të ndërmarrin veprime urgjente për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, rritjen e transparencës në menaxhimin e sistemit energjetik dhe krijimin e kushteve të qëndrueshme për funksionimin e bizneseve dhe ruajtjen e vendeve të punës", thuhet në njoftim.
Siguria digjitale e të rinjve, Rama prezanton Maratonën e Sigurisë Kibernetike
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një postim në lidhje me Maratonën e Sigurisë Kibernetike. Ai theksoi se kjo është një nismë e rëndësishme për......
“Shqiptarët kanë besim tek bankat!” RCC: Renditemi mes vendeve me besueshmërinë më të lartë. Serbia, skeptike
Pavarësisht perceptimeve mbi marrëdhëniet e shqiptarëve me bankat, të dhënat e Barometrit të Ballkanit së fundmi japin një panoramë interesante. Shqipëria......
Tarifat e mbetjeve, sipas sasisë që hedhim - Parimi “Paguaj sipas hedhjes” do të aplikohet për familjet dhe bizneset
Programi Kombëtar i Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve parashikon zbatimin e parimit “Paguaj sipas hedhjes” (Pay as You Throw – PAYT), që ofron nxitje......
SME-të shqiptare drejt tregjeve të huaja, çfarë u mungon? - Sefa: Programet ekzistojnë, por mbështetja mbetet e pamjaftueshme
Ndërkombëtarizimi i bizneseve të vogla dhe të mesme mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare, ndërsa mbështetja institucionale shihet ende si e......
Doganat, shërbim 24 orë gjatë festave të fundvitit - Shmangen radhët në pikat kufitare për qytetarët dhe bizneset
Festat e fundvitit shpesh shoqëroren edhe me radhë të gjata në pikat kufitare, për shkak të emigrantëve që zgjedhin të festojnë këtë periudhë pranë familjeve......
Shkup, Spiropali pritet nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe vendosmëri për avancimin e rrugëtimit europian
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku mëngjesin e sotëm u prit nga ......
“EuroAgro Albania, platforma e fermerëve” - Rama: Nuk është faqe e re interneti, por instrument i rëndësishëm për sektorin
“EuroAgro Albania 2025-2030”, është platforma e re që u lançua sot nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë Andis Salla, në një takim me fermerët.......
Kosova shkon në zgjedhje më 28 dhjetor - Ndërsa bllokimi politik kërcënon fondet jetike. Analiza e Reuters
Kosova do të mbajë zgjedhjet më 28 dhjetor pas një ngërçi politik njëvjeçar që çoi në shpërbërjen e parlamentit dhe la një boshllëk prej 1 miliard euro në......





