Shqipëria Postuar më 22 Dhjetor 2025, 17:20

Siguria digjitale e të rinjve, Rama prezanton Maratonën e Sigurisë Kibernetike

Nga Scan TV

Siguria digjitale e të rinjve, Rama prezanton Maratonën e
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një postim në lidhje me Maratonën e Sigurisë Kibernetike. Ai theksoi se kjo është një nismë e rëndësishme për të rinjtë në hapësirën digjitale ku shkolla, prindërit dhe instiucionet janë në bashkëpunim për parandalimim e rreziqeve.

“Maratona e Sigurisë Kibernetike, një nismë e rëndësishme mbi sfidat reale të fëmijëve dhe të rinjve në hapësirën digjitale, ku shkolla, prindërit dhe institucionet duhet të jenë në koordinim të përhershëm për të parandaluar rreziqet.

Nga ndalimi i përdorimit të celularëve gjatë orës së mësimit, te programet passhkollore në art, zeje e sport, nga SmartLabs dhe kurrikula e re e TIK-ut, te trajnimet për mësuesit dhe udhëzuesit për prindërit,  po ndërtojmë një qasje të plotë për siguri digjitale dhe kulturë online të shëndetshme”, sqaroi Rama në Facbook.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat