“Frymëmarrje” për ekonominë e eurozonës - Zgjerohet me ritmin më të shpejtë në më shumë se dy vjet

Ekonomia e eurozonës u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga maji i vitit 2023 në tetor, duke dalë nga modeli i ngadalësuar i rritjes që ishte vërejtur më herët gjatë këtij viti. Aktiviteti në sektorin e shërbimeve u përshpejtua dhe kushtet e kërkesës u përmirësuan, sipas një sondazhi.
Indeksi i Menaxherëve të Blerjeve për Zonën e Euros, i përgatitur nga S&P Global, u rrit në 52.5 në tetor nga 51.2 në shtator, duke shënuar muajin e 10-të radhazi të rritjes dhe duke arritur nivelin më të lartë në 29 muaj. Vlerat mbi 50 tregojnë rritje të aktivitetit.
“Më në fund, ka diçka pozitive për të raportuar në lidhje me ekonominë e zonës së euros. Sektori i shërbimeve pati një rritje të qëndrueshme në tetor. Sa i përket biznesit të ri, duhet të kthehesh pas deri në maj të vitit të kaluar për të gjetur një zgjerim po aq të fortë,” thonë analistët e sektorit.
Vëllimet e biznesit të ri u zgjeruan me ritmin më të shpejtë në dy vitet e fundit, duke u nxitur kryesisht nga sektori i shërbimeve, ndërsa porositë në prodhim nuk shënuan ndryshim pozitiv. Ofruesit e shërbimeve rritën indeksin e aktivitetit të tyre në 53.0 nga 51.3 në shtator, duke arritur nivelin më të lartë në 17 muaj.
Spanja udhëhoqi renditjen me një indeks prej 56.0, performanca e saj më e mirë në 10 muaj, ndërsa ekonomia e Gjermanisë tregoi forcë të papritur me një rritje në 53.9, vlera më e lartë në pothuajse dy vjet e gjysmë. Italia dhe Irlanda gjithashtu shënuan zgjerime të qëndrueshme, me 53.1 dhe 53.7 përkatësisht. Kurse Franca mbeti ekonomia e vetme e madhe e zonës së euros në territorin e tkurrjes, me indeksin që zbriti në një minimum tetëmujor prej 47.7.
“Parisi po frenon qartë rritjen ekonomike të eurozonës. Edhe kur përjashtojmë Gjermaninë dhe Francën, indekset e pjesës tjetër të zonës së euros tregojnë zgjerimin më të fortë në më shumë se dy vitet e fundit,” shtojnë ekspertët.
Rama: 100 milionë euro shtesë për pensionistët në 2026-ën, përveç indeksimit
Në një videomesazh, pak minuta nga marrja e progres raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe konferencës për shtyp me ambasadorin e BE-së, Silvio......
Rritet me 5.9% buxheti për turizmin, kulturën dhe sportet/ Qeveria shton fondet për një Shqipëri më të pastër e më turistike
Në buxhetin e ri për vitin 2026, janë rritur fondet për zhvillimin e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë, si pjesë e strategjisë për ta bërë Shqipërinë një......
Projektbuxheti 2026 për Shëndetësinë: Rimbursim medikamentesh për mesatarisht 400 mijë pacientë në vit!
Në projektbuxhetin e vitit 2026, buxhetin më të madh e merr Ministria e Shëndetësisë me 820 milionë euro, me një rritje prej 20 milionë euro nga viti i......
Zgjerohet tregtia në Maqedoninë e Veriut - Vendi ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë dhe Kinën
Gjatë periudhës janar – shtator 2025, vlera totale e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut arriti 5.978,9 milionë euro, duke shënuar një......
Qeveria rrit buxhetin për bashkitë - 47.3 miliardë lekë transferta. E “pakushtëzuara” kapërcen me 6.5%
Bashkitë do të kenë një buxhet afro 9% më të lartë se buxheti i pritshëm vendor për vitin 2025. Transferta e pakushtëzuar e përgjithshme dhe sektoriale......
Gonzato: Shqipëria angazhim të fortë politik për integrimin, të përshpejtohet ritmi i reformave
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato i dorëzoi sot Kryeministrit Edi Rama, progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, i......
“Paga minimale 500 euro nga 1 janari 2026”/ Rama: Subvencionim i kostove për sektorin privat 9 muajt e parë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nga 1 janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Në një videomesazh, Rama u shpreh se paga minimale do të rritet......
Gjermania, deficit tregtar rekord me Kinën - Pritet të arrijë 87 miliardë euro. Eksportet gjermane drejt Pekinit tkurren
Gjermania pritet të regjistrojë një deficit tregtar rekord prej 87 miliardë eurosh me Kinën këtë vit, sipas parashikimit të agjencisë shtetërore për......





