Gonzato: Shqipëria angazhim të fortë politik për integrimin, të përshpejtohet ritmi i reformave

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato i dorëzoi sot Kryeministrit Edi Rama, progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, i cili u bë publik ditën e djeshme. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Gonzato u shpreh se dje Komisioni Evropian miratoi edhe paketën e zgjerimit për vitin 2025 ku përfshihet edhe Shqipëria.
“Raporti i këtij viti publikohet në një moment shumë të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. Pesë nga gjashtë grupkapitujt negociues tashmë janë hapur dhe po punohet për hapjen e grupkapitullit të fundit. E gjithë kjo është arritur me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat të shkëlqyer”, tha Gonzato.
Gonzato u shpreh se ky moment tashmë duhet të shfrytëzohet si një mundësi unike në procesin e negocimit, pasi po hyhet në një fazë vendimtare.
“Është një fazë ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u afruar me legjislacionin e BE-së. Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm në zbatimin e agjendës së reformave të BE-së, në kuadër të planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor duke përmbushur 21 masa reformuese ndërmjet dhjetorit 2024 dhe qershorit 2025. Një rezultat i shkëlqyer që bëri që Komisioni Evropian të disbursojnë 99.3 milionë euro për Shqipërinë, një tregues i prekshëm i angazhimit të BE-së për të stimuluar edhe më tej rimtin e reformave të shpejta në Shqipëri”, theksoi ai.
Gonzato nënvizoi faktin se Komisioni Evropian është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të synimit ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të 2027.
“Shqipëria duhet jo vetëm të ruajë, por të përshpejtojë ritmin e reformave, ndërkohë që përmbushja e piketave të ndërmjetme që janë hapa konkretë që shtetet anëtare i kanë përcaktuar si kërkesa themelore që çdo vend aspirant duhet të plotësojë”, vijoi ai.
“Këto piketa konsiderohen aq të rëndësishme sa pa përmbushjen e tyre nuk mund të mbyllet as provizorisht ndonjë kapitull tjetër. Raporti i vitit 2025 i publikuar dje është faktik dhe gjithëpërfshirës. Ne shpresojmë që të gjithë forcat politike, mediat, qytetarët, aktorët e biznesit do e konsultojnë atë, pasi jep një vlerësim të drejtë për ecurinë e vendit, por thekson edhe fushat ku Shqipëria ka ngecje”, u shpreh ambasadori i BE-së.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, pohoi se periudha e raportit mbulon 1 shtatorin 2024 deri 1 shtator 2025. Sipas Gonzatos, gjetjet e këtij raporti nuk duhet të jenë surprizë pasi ato tregojnë përparësitë dhe sfidat gjatë gjithë vitit.
“Raporti i zgjerimit për Shqipërinë është pozitiv dhe konfirmon angazhimin e fortë politik të Shqipërisë ndaj integrimit në BE si prioritet kombëtar. Raporti vlerëson angazhimin për të ecur përpara në negociata, qasje që vazhdon të ruhet në nivel të njëjtë. Po ashtu dinamika aktuale duhet të përkthehet në reforma më të shpejta me BE”, tha ai.
“Paga minimale 500 euro nga 1 janari 2026”/ Rama: Subvencionim i kostove për sektorin privat 9 muajt e parë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nga 1 janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Në një videomesazh, Rama u shpreh se paga minimale do të rritet......
Gjermania, deficit tregtar rekord me Kinën - Pritet të arrijë 87 miliardë euro. Eksportet gjermane drejt Pekinit tkurren
Gjermania pritet të regjistrojë një deficit tregtar rekord prej 87 miliardë eurosh me Kinën këtë vit, sipas parashikimit të agjencisë shtetërore për......
Shqipëria, përparim të dukshëm në tregun e energjisë - Raporti i BE: Deri në qershor 2026, të përgatitet për t'u bashkuar me atë evropian
Shqipëria përparon me hapa të kujdesshëm në transport, energji dhe rrjete trans-evropiane. Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për vitin 2025,......
Si do shpërndahen 8.5 miliardë euro të buxhetit në 2026-ën? - Shëndetësia, arsimi, infrastruktura dhe mbrojtja zënë peshën më të rëndësishme
Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë në rreth 823 miliardë lekë apo 8.5 miliardë euro. Por si do të shpërndahen fondet? Referuar......
Hapet edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group” - “Albania 2030”, prezantohen projektet strategjike kombëtare
Në Tiranë çelet sot edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group”, një nga aktivitetet më të rëndësishme tregtare dhe institucionale në vend, i......
Çfarë ndryshimesh sjell projektbuxheti 2026 në arsim? - Prioritetet, investime në teknologji dhe gjithëpërfshirje
Në Kuvend është depozituar projektligji për buxhetin e shtetit vitit 2026. Në këtë dokument, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka pwrcaktuar reformat, me......
Greqi, çmimet e energjisë shtrenjtohen me 21% - Shënuan rritje për të tretin muaj radhazi në tregun me shumicë
Çmimet me shumicë të energjisë elektrike në Greqi u rritën për të tretin muaj radhazi në tetor. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te familjet dhe bizneset,......
Sa lekë do të shkojnë për ushtrinë në vitin 2026? Ministria e Mbrojtjes merr prioritetin më të madh në financim
Bazuar në projektbuxhetin e vitit 2026, "Ministria e Mbrojtjes" këtë vit do të ketë në dispozicion 58.9 miliardë lekë ose 10 miliardë lekë më shumë se vitin......





