Sa lekë do të shkojnë për ushtrinë në vitin 2026? Ministria e Mbrojtjes merr prioritetin më të madh në financim

Bazuar në projektbuxhetin e vitit 2026, "Ministria e Mbrojtjes" këtë vit do të ketë në dispozicion 58.9 miliardë lekë ose 10 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar. Rritja e shpehur në përqindje vlerësohet në 20%. Duket se pikërisht kjo ministri ka marrë prioritetin më të madh në financim nisur edhe nga rritja, e cila është më e madhja ndër insititucionet kryesore.
Kjo rritje e fondit reflektohet edhe në peshën që zë buxheti dedikuar kësaj ministrie krahasimisht me PBB-në. Këtë vit fondi përbën gati 2.36% të PBB-së, ndërkohë që vitin e kaluar ishte më i ulët.
Kujtojmë se në samitin e mbajtur në Hagë, u miratua objektivi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2034. Shqipëria është adaptuar me kërkesën e re të NATO-s dhe ka pranuar të çojë shpenzimet për Mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ministria e Mbrojtjes ka në fokus përmbushjen e reformave të nisura dhe realizimin e detyrave kushtetuese të Forcave të Armatosura, si dhe angazhimet ndërkombëtare në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit rajonal. Përmes buxhetit të planifikuar, synohet modernizimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës ushtarake, përmirësimi i mjediseve të punës dhe pajisja e forcave me armatim bashkëkohor të përputhshëm me standardet e Aleancës.
Gjithashtu, Ministria synon rritjen e angazhimit të FA në operacionet e NATO-s dhe në nisma të reja ndërkombëtare, si dhe forcimin e gatishmërisë për mbrojtje kombëtare, përballimin e krizave dhe emergjencave civile. Një prioritet i veçantë mbetet lartësimi i figurës së ushtarakut, përmes politikave të karrierës, rritjes së transparencës, përgjegjshmërisë dhe luftës kundër korrupsionit në radhët e Forcave të Armatosura.

Kursi i këmbimit/ Forcohen valutat kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pas në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 83.5 lekë dhe është shitur me 84.5 lekë......
Kina pezullon tarifat “hakmarrëse” ndaj SHBA-së - Hiqen detyrimet mbi produktet bujqësore, me përjashtim të sojës
Kina do të pezullojë tarifat ndëshkuese ndaj importeve amerikane pas takimit të javës së kaluar mes dy liderëve, duke përfshirë edhe heqjen e detyrimeve mbi......
Konkursi “Transport, Inovacion dhe Siguri (TIS)”/ Balluku: Një ftesë për këdo që ka një ide inovatore
Zëvendës kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me DPSHTRR njoftuan sot se cilido që ka ide......
OpenAI forcon infrastrukturën e “IA” - 38 miliardë dollarë marrëveshje me Amazon për shërbime “cloud”
OpenAI ka nënshkruar një marrëveshje shtatëvjeçare me vlerë 38 miliardë dollarë, për të blerë shërbime “cloud” nga Amazon.com, në përpjekjen e parë të madhe......
Pasuria amerikane, në duart e pakicës - 10 miliarderët kryesorë shënuan rreth 700 miliardë USD rritje në vitin 2024
Pasuria e përbashkët e 10 miliarderëve më të pasur në Shtetet e Bashkuara është rritur me 698 miliardë dollarë në një vit, sipas një raporti të ri të......
Euronews EU Enlargement Summit, Rama: Një platformë dialogu BE-Ballkani Perëndimor
Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e Euronews EU Enlargement Summit, një ngjarje e rëndësishme televizive e organizuar nga Euronews, që bashkon liderët e......
Paketa Fiskale 2026, rritet taksa e karbonit, kostoja e “Paqes Fiskale” 37 mln euro
Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar paketën fiskale e cila sjell disa risi për bizneset dhe qytetarët. Konkretisht projektligji......
Projekt Buxheti 2026, Qeveria dërgon draftin në Kuvend: 823 057 mln lekë të ardhura dhe 886 764 mln lekë shpenzime
Qeveria ka miratuar mbrëmë dhe sot Kuvendi ka publikuar projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026. Sipas draftit të kaluar në qeveri të ardhurat e......





